Mëngjesi i ditës së sotme, e Diel 12 Qershor. 2022 i gjeti shumicën e anëtarëve të klubit kombëtar shqiptar “Shqiponjat” duke u pregaditë për takimin e radhës. Ky takim do të ishte në Schaffhausen, ku kantonent Schaffhasen, Sankt Gallen dhe Turgau do të ishin mikëpritës të takimit të dytë të shqiponjav për këtë vit.

 

Grupe nga kantone të  tjera që nga Lausanne më e largët, e gjer tek Zürich, Basel, dhe grupi i Bernit, u grumbulluan disa kilometra para arritjes së cakut të takimit. Kështu u bë një kolonë apo vargan prëj qindra motoçilistësh që mberrritën gjatësinë prej disa kilometrash.

Kënaqësi, krenari, mburrje, obligim e respekt me qen pjestar i klubit më të madh te motoçiklistëve shqiptar, “Shqiponjat”. Të gjithë anëtarët ishin të lumtur që po merrnin pjes në këtë takim, edhe nga fakti që kontonet SCH / SG/TG  kan një traditë, të njohur të organizimit dhe të mikpritjes.

Dreka ishte shumë e shijëshme dhe mjaftueshme per të u mbushur energji që të hidheshin valle e edhe të kendohej, për te cilën organizatori ishte kujdesur që edhe këngëtari të mos mungonte.

Sipas planit  pas dreke te gjithë pjesmarrësit morën rrugën për xhiron, që kesaj radhe shpiente nga “Regionaler  Natur Park Schaffhausen” nëpër Schwarzwald, Schluchsee, e gjer në Waldshut-Tiengen.

Nga pika e fundit e pauzës, të gjithë pjesmarresit  falenderuan organizatorët dhe nga pasdita e orës 17:00 morën rrugën e këthimit.

Kështu perfundoi edhe ky takim që ishte madhështor nga numir i pjesmarrësve dhe mrekullisht i organizuar.

Vlen të theksohet që thuajse të gjithë koordinatorët e kantoneve, kishin lajmëruar që përpos anëtarëve kishin edhe mysafir që vinin për të shikuar se si behen keto takime dhe për te u anëtarësuar ne klubin më të madh te motoçilistëve shqiptar “Shqiponjat”

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.