BIOGRAFIA E KLUBIT MOTORISTAT

Të flasësh për historikun e klubit motoristik “Shqiponjat ” nuk duhen shumë fjalë, por të përshkruash dëshirën për formimin e këtij klubi fjalët janë të pakëta. Edhe pse themelimi i klubit “Shqiponjat” daton prej vitit 2003, duhet të cekët se është dashur një punë grandioze për të arritur deri tek themelimi. Duke parë kërkesën dhe nevojën për një organizim të tillë, poashtu duke parë rininë dhe motoristat që bredhnin rrugëve pa fund të Zvicrës sikurse Shqiponjat pa fole, lindi ideja për formimin e një klubi të tillë.

Qëllimi i këtij klubi është që të afrojë sa më tepër rininë nëpërmjet organizimeve dhe takime të shpeshta, defile të ndryshme me motora. Përgjatë aktivitetve shtrohen biseda të ndryshme, aq sa ju kanë lakmi edhe moshatarët e vendit ku veprojnë.

Qëllimi i këtij klubi është që të afrojë sa më tepër rininë nëpërmjet organizimeve dhe takime të shpeshta.

 

Sali VeseliKryetar nderi

20vitePrej themelimit te grupit
100+Antare aktiv te ekipit
256.770kmXhiro te udhëtuara së bashku

MISIONI YNë

Për cka ne qëndrojmë

Tubim i shqiptareve

Te vendosim lidhjen tone te gjakut permes pasionit tone ndaj motocikletave, si dhe te jemi te bashkuar ne diaspore, pavarsisht profesionit e lokacionit.

Xhiro të organizuara

Shqiponjat rregullisht organizojnë xhiro të përshtatshme për të gjitha llojet e biçikletave dhe shpejtësive. Udhëtimet tona variojnë nga rrugët e shkurtra lokale, deri tek udhëtimet kontinentale ne atdhe e me gjere.

Kontribut Social

Me manifestin tone, sigurohemi qe te kontribojme si ndaj komunitetit poashtu t’i asistojme me te gjitha format e ndihmave apo perkrahjes ndaj bashkatdhetareve tane ne vendlindje.

Sponzorët tanë

Sponsorët janë të mirëpritur për mbështetje financiare të aktiviteteve të shoqatës tonë.

Na kontaktoni dhe përfitoni edhe ju nga popullariteti i klubit më të madh të motoçiklistëve në diaspore “Shqiponjat”. Ky klub ndiqet dhe pelqehet nga te gjitha moshat, gjinitë, dhe shtrasat. Për më shum kërkoni kontratën për bashkëpunim, shkruani në info@motoristat.ch