Shqiponjat u takuan nga te kater anet e Zvicres. Ata edhe ashtu rrjedhin nga te kater anet e trojeve shqiptare, por qe kan migruar ne Zvicer e vende te tjera te ndryshme te Evropes. Debora qe binte pa nderprer dhe ngricat nuk i ndali ata qe ne numer te konsiderueshem te marrin pjes ne darken e fundvitit. Keshtu te permbyllin nje vit te suksesshem dhe te zotohen qe viti i ardhshem te jet edhe më me shum aktivitete dhe me shum kilometra. Ne kete mbremje te veqante ne Hotel-Restaurant Sternen ne Tentlingen te Freiburgut me pronar Mark Markprenkaj me ambient shum te bukur e mikeprites kalun çaste te mrekullueshme qe do mbesin gjat ne kujtesen e sejcilit.

 

Per argetimi u kujdes tashme i njohur per te gjithe klubin Fazlija, ai me ekipin e vet krijoj ne atmosfer qe nderlidhej me shum duartrokitje, kendim te perbashket e me vallezim.

 

Programi si gjithnje u hap nga kryetari i klubit, ndersa per te  arriturat dhe per mbremjen foli sekretari i klubit me qrast u theksuan aktivitete gjat vitit qe lam pas, rendesia e ketij takimi tradicional, qe nderlidhet me festat e Nentorit, si diten e flamurit, te pavaresise se Shqiperise, daljes publike te UÇK-s si dhe ditelindjes se komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj u theksuan takimet tradicionale, festimi i 20 vjetorit, pastaj tourneu i madh “Aventurat KS 2023” qe u organizua nga Rajoni BS/JU dhe qe pershkoi shum vende te Evropes dhe pershtypjet e tyre ne Kosove dhe Shqiperi. Te gjithe anetareve ju shpjegua edhe nderrimet ne kryesi, me marrjen e rolit te Arketarit nga Kushtrim Rrudhani dhe te perfaqesuesit te ZH nga Muja.

Gjat mbremjes u prezentaun 12 anetar te rinj qe ishin anetaresue kete vit, te gjith ata u shprehen per arsyen pse kishin zgjdhe Klubin kombetar shqiptar Shqiponjat per te u anetaresuar, vlen te theksohet pergjigjeja e njerit qe shprehej se ket klub e don me zemer dhe per te do kontribuoj gjithmon, ndersa kishte nga ata qe kishin ardhe edhe nga Parisi, Respekt pe anetaret e rinj.

 

 

 

 

Ne kete ngjarje shum te rendesishme per klubin kishte disa befasi, siq ishte edhe pjesmarrja e Deputetit e Kuvendit te Republikes se Kosoves. Per te nderuar mysafirin atij i ju dha nje fjal rasti. Ai pershendeti te gjith te pranishmit dhe i ftoi qe te jen mysafir te Kuvendit te Republikes se Kosoves, kurdo qe do te vijne ne Kosove.

 

Atmosferen Kuq e Zi e zbukuroj edhe me shum pjesmarrja e grupit te valletareve me ne kry koreografin Elhami Istogu, i cili solli disa valle te mrekullueshme te cilat pran shqiponjave qe moren duatrokitje frenetike. Ne nje atmosfert mikpritje, vajzat dhe djemt e Albakult vazhduan argetimin dhe vallezimin se bashku me anetaret e klubit deri ne oret e vona.

 

Atmosfera ndizej nga çasti ne çast dhe mori kulmin kur te gjith njezeri kenduan kengen per komandantin legjendar, “Adem Jashari”, aty Fazliu i printe kenges dhe keshtu pa mjete e zerim, e ter salla gumezhinte nga zani i Shqiponjave.

Nje çast shum i veqante ishte edhe kur per nder te tre (3) anetareve te klubit qe tashme kishin mbushur te 60, u organizua nje moment interesant kur, Nexhbedin Aliu, Qemajl Sermaxhaj, e Ramadan Fazlija, u shpallen edhe zyrtarisht Veteran te klubit kombetar shqiptar Shqiponjat, ata u nderuan me nje Torte kuq e zi, te cilen e shijuam te gjth pastaj.

 

Para te gjithe te pranishmeve u prezantuan edhe te gjithe perfaqesuesit e Rajoneve. Te gjithe ata moren duartrokitje nga anetaret te cilet i prezantojn dhe u shprehen se e dhe ne vazhdim do te i perfaqesojne me shum dinjitet.

Keshtu ne vazhdim ishte edhe prezantimi i kryesise, keshillit mbikqyres, si dhe Nenkryetarit,  Sekratarti, Arketarit. Te gjithe anetaret ne kete menyre i njohin me afert te gjithe kryesine e klubit, kjo ndikon pozitivisht ne kommunikimin dhe perfaqesimin e tyre kundrejt vendimeve qe merr kryesia per ata.

Keshtu mbremja ishte perplot aktivitet si ato festive por edhe informative, per te gjithe anetaret.

Festa vazhdoi deri ne oret e vona te nates, edhe me kenget nga  Mentor Mushkolaj me Fazliun dhe Vlora Mujen, te cilet ju kenduan dhe vallezuan perkrah shqiponjave.

Para mesnate ne menyre te organizuar ashtu siq kishin ardh me mjete private dhe me Autobusa, ata kethyen te gjithe ne te kater anet e Zvicres nga kishin ardhe me pershendetjen e zakonshme te motoristeve, perqafimi duke uruar nje fundvit te mbare e per suksese ne vitin qe po na vije.

 

Te gjithe ngjarjen permes fotografive mund te e ndiqni permes linkut ne vazhdim: https://photos.app.goo.gl/GYHuiiS339qZAirD7 

 

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.