Dita e parë
Klubi kombëtar Shqiptar i Motoristëve Shqiponjat, organizon çdo vit turne te përmasave të gjëra. Këtë vit anëtarë të Rajonit të Kantoneve Jura dhe Basel organizojn Turneun e madh qe e titulluan „Aventurat KS 2023“. Ky turne i madh përshkon shum shtete dhe qytete te evropës, por destinacionin kryesor ka Kosovën dhe Shqipërinë.
Turneu zgjat dhjet dite dhe kalon neper Itali, Slloveni, Kroaci, Mal i Zi, Kosovë dhe Shqipëri. Me kete rast do të vizotohen qytete dhe vende të rëndësisë së veqantë.
Nata e parë i zë motoristët tanë në Triestë, dhe me afersisht 767 km rrugë jo të lehtë.
Dita e dytë
e turneut te madhë “Aventura KS 2023” i gjen mtoçiklistët tanë nëpër rrugët buz adriatikut, nga Triesta, Zara, Shibenik e në të ngrysur ata sapo mberritën ne Split.
Një rrugë mjaftë e gjat prej më shum se 6 orë, por që në grup së bashku dhe siq shifet në foto, ata shijojnë këtë ne çdo qast dhe gjejne edhe kohë të ngrisin flamurin me ngjyrat kuq e zi, ngjyra të klubit të tyre të zemrës, qe me aq passion e adhurojn. Sonte ata pushojne në Split për të marrë rrugën nesër deri ne Ulqin. Informacione me fotografi edhe te tjera gjat rrugës do te pasojn ne vijim.
Dita e trete
E turneut te madh te Shqiponjave “Aventurat KS 2023” perfundoi ne mbremje e se shtunes aty nga ora 21:30. Motoristet tane siq shifet pak edhe ne foto, pas nje rruge te gjat prej me shum se 7 ore me motoçikleta te markave te ndryshme, jan mjaft te lodhun.
Nje pushim i merituar pas nje dite te mundimshme eshte me se i nevojshem per te mbledh energjine e mjaftueshme per diten e neserme që me shum emocione e presin për të hyrë, në Shqipëri, e pastaj në Kosovë.
Mëngjesi në Rivieren e Ulqinit, i gjeti motoçiklistët tanë duke u përgaditë për të vazhduar rrugën për Shqipëri dhe Kosovë. Ndjenja të veqanta perjetojnë të gjithë duke përshkuar rrugën me shum këthesa gjer tek kufiri me Shqipërin.
Emocion i rrallė kur nje grup kaq i madh prej 17 motiçiklistësh ne kolonë kalojn nëpër rrugët e Ulqinit, e posaqërisht vëmendjen tërheqin mgjyrat kuq e zi, ku shqiponja duket ne jelekun e sejcilit.
Dita e katërt
Mbërritja në Kosovë, para kufirit motoçiklistët tanë ndaloj për një pauzë të vogël. Emocionet jan shum të veqanta, hyrja dhe kalimi i natës ne vendet e tyre të vendlindjes si dhe takimi me familjar pas nje kohe mjaft të gjatë.
Në Kosovë ata hyn, nje grup nga Morina, ndërsa një grup tjetër nga Rozhaja.
Ku ka ma mirë se në shtëpin tande.
Motoçiklistët tanë mbërritën nëpër shtëpitë e tyre. Ndjenjë dhe kënaqësi që vështirë të përshkruhet me fjalë.
Mikpritja e të afërmve dhe familjarëve është shum e madhe, lehtësimi qe ata mberriten shëndosh e mirë. Dikush darkën me mish e oriz, dikush me çaj perjetojn çaste te lumtura pran familjes.
Ata vijn nga Pasjaku, Kamenica, Peja, Podujeva, Shkupi, Deqani, Strellci e Bujanoci e nga të katër anët e Shqiptarisë.
Dita e pestë
Dita e peste i gjen Motoçiklistet tan, duke u pergadite dhe takue neper piketakime te ndryshme per te vizituar Prekazin dhe familjen legjendare te Jasharajve. Per ta vazhduar pastaj për në qytetin historik te Prizrenit.
Motoçiklistët tan sapo perfunduan vizitën në Prekazin Legjendar të Adem e gjithë familjes së gjer Jasharaj. Ata bën me mijëra kilometra me motoçikleta për të arritur në destinacionin e par të vizitave të rëndësishme. Vizita në këtë vend historik, në Meken e Medinen e patritotizmit shqiptar do te bëhen gjithmon. Nga aty ata marrin energjinë e atdhedashurinë për të u kthyer gjither.
Pran vendit ku prehet përjetësisht Heroi kombëtar Adem Jashari, ata vunë kurorë lulesh në shenj përkujtimi nga klubi kombëtar shqiptar i motoçiklistëve Shqiponjat.
Gjat kësaj vizite ata i shoqeroi Nipi i Adem Jasharit, Adem Jashari i riu.
Klubi kombetar Shqipar i Motoçiklsteve Shqiponjat, falenderon përzemërsisht për mikpritjen e posaqerisht nipin, Ademin.
Më posht ndiqni vizitën e Shqiponjave të përshkruara në foto mbrësëlënëse!
Prekaz 22.05.2023
Pas nje dite mjaft të ngjeshur, ata shijojn pushimin ne Lakeside Hotel ne Prizeren, me batuta e me humor duke u relaksuar, për të mbledhur energji për ditën e nesërme.
Dita e gjashte 23.05.2023
Pas një pushimi mjaft relaksues dhe argëtues në Hotelin e mirënjohur “Lakeside Hotel” në Vermicë, Motoristat Shqiponjat marrin rrugën për Shqipëri.
Ata udhëtojn nga Prizereni nëpër Gjakovë, dhe shijojn bukurit e liqenit nga Fierza gjer në Koman.
Vermice 23.04.2023
Mbërritja në Tiranë
Edhe dita e gjashtë u përmbyll me shum sukses. Rruga nga Prizereni e deri ne Tiranë mund të bëhej edhe në mënyrë më të shkurtër dhe më të lehtë, por ata zgjodhën rrugën me sfida dhe ma me shum tërheqëse, ma atraktive duke shijuar bukuritë e liqenit te Komanit që krahasohet me vendet pitoreske të Tajlandës.
Turneu i madh i Shqiponjave ngado që kalon po krijon emocione të papërshkrueshme, ata tërheqin sytë e shum kalimtarëve kur kolona a tyre me kilomatra e gjat pershkon rrugët përgjat trojeve shqiptare.
Tiranë 23.05.2023
Udhëtimi me traget përgjat iqenit të Komanit ishte shum mbresëlënës, dhe u shfrytëzua për relaks, dhe për të shijuar bukurtë natyrore qe ofron Shqipëria.
Ata ngado që shkojn shkëlqejn me pozitivitet dhe me hare e gëzime që ndajn me njëri tjetrin dhe me ata që i rrethojnë.
23.05.2023
Dita e shtatë
Sot ne ditën e shatë të turneut të madh “Aventurat KS 2023” Motoristat Shqiponjat marrin rrugën nga Tirana, deri në Ksamil. Ata do të perjetojn një aventur të mrekullushme që përjetimet e tyre do të e ndajnë edhe me ne.
24.05.2023
Mberritja ne Vloren e Isamil Qemalit.
Para pak çastesh Motoristat Shqiponjat mbërrinë në Vlorë, në qytetin historik të Isamil Qemalit, qytetin e pavarësisë së Shqipërisë, qytetin ku u prit me shum nder Isa Boletini. Aty ku u vunë themelet e shtetit të pavarur Shqiptar.
Në vendin e ngritjes se flamurit, te cilin e bartin ata me shum krenari ne jeleket e tyre.Në qytetin e Nëntorit te dytë ata vizituan shtëpin e qeverise se par shqiptare.
24.05.2023 Vlorë
Ky turne nuk është thjesht vetëm një “Aventur KS 2023”, ky turne pason turneuen e vitit te kaluar ku një grup tjetër kishte qen thuajse në rrugë të njëjtë. Edhe ata vizituan Prekazin dhe vende te tjera. Ata atëher i priti plaku, Baca Rifat, ndërsa kësaj rradhe i priti Ademi i ri. Respekti qe familja e madhe heroike JASHARAJ ju beri motoçiklisteve tan, in ben ata qe te betohen ne gjakun e derdhun te familjes Jashari se ngyrat kuq e zi do te mbajne dhe mbrojne perher me krenari.
Anetaret e klubti ton çdo rradhe qe bejne turne te permasave te ketilla, destinacion te par kann Prekazin.
Klubi kombetar Shqiptar i motoçiklisteve Shqiponjat permes pasionit te motoçiklizmit perqon mesazhin e atdhedashurise, dhe te ngjyrave qe bartin.
Ata te hareshem dhe gezimplot e te shoqeruar me njeri tjetrin te bashkuar, ashtu siq e shifni ne foto, te gjith te veshun njesoj me uniformen e klubit, kuq e zi, sa e sa shum ju ka shije, kenaqesi te i shofesh keshtu, te dashur e te respektuar ndaj njeri tjetrit.
Keshtu ata ne vend qe te qendrojn ne plazhet pitoreske te jugut te shqiperise, ne nje mot me temperatura te larta e te veshun me uniformen e shenjte kuq e zi, vizituan Butrintin. Mesazh ky i kjarte qe deshmon se klubi yn nuk mban kot emrin klub kombetar shqiptar Shqiponjat.
Dita e tetë
Dita dhe mbrëmja e djeshme ishin shum të veqanta. Po sjellim pran jush perjetimet e Motoristat Shqiponjat ne Kalan Lëkurësit në Sarandë.
Pasojn video te tjera…
25.05.2023
Dita e nëntë
Grupi “Shqiponjat” ndërmarrin aventurën e rrallë, nisen nga Zvicra për në atdhe me motora
Kështu fillon sot programin e mëngjesit Televizioni “abc” me intervistën me Muharrem Avdimetaj, apo Remo siq e therrasim ne Motoristat Shqiponjat . Aty ai ju përgjigjet pyetjeve të gazetares dhe shpjegon rrugën dhe arsyen e këtij Turneu të madh, qe synon te bëhet tradite e klubit tonë.
Ndiqni me pas Intervistën e plotë.
Ksamil 26.05.2023
Dita e dhjetë
Mberritja ne Durres.
Nga Ksamili, ne Sarande, e Vlore deri ne Durres, shum kalimtar te rastit nuk ndanin syt motoçiklisteve tan.
Turneut te madh tani veqse po i afrohet fundi, dhe te gjith po shofin nga pak me nostalgji prapa, gjith ato kilometra qe kan ber per ne vendlindje….
26.05.202
Gjithqka ka një fillim dhe një mbarim, edhe turneut te madh „Aventurat KS 2023“ po i afrohet fundi. Themi kështu pasi ata tanimë kan marrë rrugën e këthimit, dhe gjinden ne tragetin rrrugës për në Ancona, nga do të vazhdojn rrugën për në Zvicër.
Durrës
26.05.2023
Dita e njëmbëdhjetë
Rruga e kthimit
Sot Motoristat Shqiponjat i pret nje rrugë e gjatë e me temperatura të larta, ata pas zbritjes nga Trageti gjinden tanime rrugës për në kthim tek familjet e tyre…
Në chatin e grupit te „Aventurat KS 2023“ të gjitë lajmërohen, njëri pas tjetrit që kan mbërri tek familjet e tyre, shëndosh e mirë.
Emocionet e sejcilit prej tyre, janë të jashtëzakonshme, perjetimet e tyre me gjithë grupin nuk do të harrohen perjetë. Përkunder faktit që familjet dhe vet motoçiklistët e Shqiponjave u gëzuan që të gjithë mbërritën shëndosh e mirë, ata qysh tani krijojn nostalgji deri sa edhe lotët nuk munden ti mbajnë.
Erdhi fundi i turneut të dytë në rradhë të madh të Shqiponjave me përmasa kombëtare, ata përjetuan çaste të paharrueshme, lan gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në klubin kombëtar shqiptar të motoçiklistëve Motoristat Shqiponjat, por lan gjurmë tek gjithë kombi shqiptar, ata nderuan klubin, dhe kombin me sjelljet e tyre me pasionin e tyre motoçiklizmin ata percollën mesazhin e respektit, të atdhedashurisë, nderin e dashurin ndaj kombit, duke vizituar Prekazin, mekën e flijimit ndaj atdheut,. Vizituan Vlorën e Ismail Qemalit, Butrintin e rrënjëve të Ilirisë, Sarandën, Prizerenin, Tiranën e shum e shum vende të tjera.
Kështu çdo fillim ka nje fund, edhe këtij turneu i erdhi fundi. Faleminderimi më i madhe ju kushtohet të gjithë pjesmarrësve të këtij turneu, ata bënë krenar klubin dhe gjithë kombin.
Falenderim Rrëfim Suksesi, per reportuazhin e mrekullueshëm, falenderim @abc news, per intervistën direkte nga Ksamili.
Faleminderit juve përcjellës të mediave sociale që me komentet dhe pëlqimet tuaja, na e vërtetuat, dhe mbështetët misionin tonë të shenjtë.
Amaneti vazhdon.
Zvicër 28.05.2023
Mirupafshim në postimet rradhës…
Pëlqeni
Është privilegj të jesh pjesë e këtij klubi! Një komb, një pasion, një klub “Motorrista Shqiponjat.ch”