Nën një mot me diell dhe temperatura të pershtatshme për turne me motoçikletë, u organizua dhe u mbajt me sukses takimi Klubit kombëtar shqiptar “Shqiponjat” për kantonet Bern, Solothurn dhe Freiburg. Ky takim ishte i mirë se ardhur pasi që shumica e anëtarëve të klubit ishin në pushime verore në vendlindjet e tyre dhe kishin kohe pa u takuar me njëri tjetrin. Në orët e hershme të një mengjesi me diell nisi përgaditja e vendtakimit, kështu grupi nga kantonet e lartëpërmndura pergaditën dhe bënë shtrimin e tavolinave, vendosjen e flamurit, simbolit të klubit, pergaditjen e ushiqmit, me dy lloje të mishit, salatës me patate, fli (ushqimi jone i preferuar), bakllava, dhe shalqinj ne fund për freskim të të pranishmëve. Sikur edhe tek takimet e mëparshme, mbërritja e anëtareve nga Gjeneve, Lozana, Schaffhausen, Zürich, Basel, Luzern, Aargau etj, ishte impozante. Gumëzhima e motoçikletave sillte tek anëtarët kenaqësin që prisnin mysafir nga e tër Zvicra. Ata mbërrin në gruppe njëri pas tjetrit, vargu i tyre ishte  i gjatë dhe ndizte kërshërin e kalimtarëve të rastit, që në atë kohë rastsëisht kalonin andej.

Mikëpritësit kishin organizuar edhe këngëtar me çifetli dhe sharki kështu që kenga folklorike gumezhoi dhe u ndoq me shum kurreshtje nga të pranishmit.

Nga ky takim mund të veqojm pjesëmarrjen e disa te rinjëve që vinin me prinder apo të afërm për të ndjekur më afër rrjedhën e tijë , ata nga të gjithë u shikuan me admirim dhe me kënaqësi e lehtesim, duke pas parasysh që në syt e tyre shifnin ardhmërinë e klubit.

Se klubet shqiptar te motoçiklistëve  në Zvicer nderojn dhe respektojne njëra tjetrën, dëshmoi edhe pjesmarrja e Alba Motorsport, SONS OF DARDANIA “ILYRIANS”, si dhe pasionues të sportit te motoçiklizmit, që kishin ardhë pvr të shikuar mbarvajtjen e takimit dhe kishin shpreh interesin dhe dëshirën per anëtarësim në klub.

Edhe ky takim si shumica e takimeve te deritanishme ishte madhështor me një numër rekord gjer në 150 veta dhe u përmbyll me një foto tv perbashkët, dhe me nje turne që u organizua nga mikëpritësit.

Shtypni foton dhe ndiqni fotografite ne Google Cloud

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.