Gjat këthimit në Zvicer, kishim shum ide dhe qëllime që donimi të realizonim pas turneut. Njëra nga ato ishte që të bënim një permbledhje apo rezyme se si ka qenë turneu, se si kemi kaluar, nga kemi shkuar, qfar ishte mirë, qfarë mund të behej më mirë si dhe të mbledhnim fotot dhe videot dhe të ndanim ato me juve miq të dashur. Tani ne të gjitha shkrimet në Facebook i permblodhëm në një vend dhe ato duam të i ndajme me juve.

Vlen të ceket që klubi kombëtar shqiptar “Shqiponjat” që nga themelimi në vititin 2003, ka bërë vizita të ndryshme nv formë të organizuar, sikur ajo e vitit te kaluar në Saraj të Shkupit dhe në Gostivar, mirëpo një grup i këtill me përmasa dhe vëllim kaq të madh prej 14 anëtarëve të Shqiponjave dhe 2 anëtarë të “Plisave”  gjithsej 16, që udhëtonin së bashku më shum se 3000 km, nuk kishte ndodhur ndonjiherë.

Ideja për një xhiro të këtillë, ishte në mendjet e shum prej anëtarëve të klubit, mirëpo ishin dy nga ata që një rrugë perafërsisht të këtillë me një grup prej 4 miqëve, kishin bërë vitin e kaluar në Qershor 2021. Andaj duke par kënaqësin që kishin ndier atv e propozuan për këtë vit në një form më  domethënëse dhe grup më të madh. Këeshtu përgaditjet filluan, routa nga do te shkonim u diskutua, flyer u krijua dhe kështu qëllimi mori formen e duhur dhe filloi realizimi.

Duke marr parasysh që ne dëshironim që këtij udhetimi të i japim karakter shum domethënës, atëherë informuam të gjitha mediat dhe portalet të të gjitha trevave shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, dhe ato nga Mali i Zi. Informimi u bë permes mediave elektronike, dmth përmes E-Mail, dhe përmes Facebook. Ne informuam gjithsej 70 media, si Radio dhe Televizionet me te shikuara ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni e Veriut.  Mirëpo  falenderojm përzemërsisht të gjitha keto media që morën mundin dhe të informojnë opinionin për një ngjare si kjo, Teve 1 InfoShif videon ne Facebook , “SHQIPONJAT”, NGA ZVICRA NISËN PËR NË PREKAZ , shif videon ne Tëvë,   TV Arberesh Info , Informacioni nga TV Globi  .

Ky turne do të jet njëri nga shum e shum të tjerë qe klubi kombëtar shqiptar “Shqiponjat” realizoi. Planet për turne të tjera jan duke u diskutuar dhe sapo ato te marrin formen e duhur, do të informohet opinioni i gjerë. Financimi i turneve bëhet nga sejcili anëtar me shpenzimet personale, duke marre parasysh që këto shpenzime nuk janë edhe të vogla, klubi kërkon sponzor që në të ardhmen se paku turnet e ketilla të perkrahen edhe nga kompani, të ndryshme. Nje program i veqant mbi sponzorimin e përgjithshëm të organizimeve tv klubit është në përpunim e sipër, shpresojm që së shpejti të gjejm format dhe metodat e duhura që kvto turne te sponzorohen nga kompani apo individ që ju pëlqen motoçikleta dhe duan të perkrahni klubin në promovimin e qështjes kombëtare. Si perfundim ne kemi moton tonë, AMANETI VAZHDON….

Duke lexuar shkrimin në vazhdim, do të ndiheni sikur keni përshkrue edhe ju lexues të dashur këtë rrugë magjepsëse dhe do të kënaqeni me fotot, Google Photos, (fotografitë nuk jan të rënditura sipas ditës dhe datës, mirëpo shpresojm që sipas përmbajtjes të gjeni edh ju se ku kemi qenë) dhe pas një kohe edhe videot do te shfaqen në kanalin zyrtar te klubit ne youtube per këtë do të ju informojm në Facebook.

Kliko ne foto per te shikuar albumin (foto çasti, jo të gjithë anëtarët janë prezent)

Turneu i madh i Shqiponjave 22 “Eagles Grand Tour 22”

Dita e parë 25.05.2022

Dita e parë e turneut te madh, perfundoi ne Restorantin El Sombrero, ne Como te Italisë, ne mbremje nga ora 22:00. Takimet i pjesmarresëve u organizua ne vende te ndryshme, si ne Grauholz dhe Thun. Grupi u bashkua ne Thun dhe mori rrugen per Interlaken. Nga aty neper Brünig pas dhe vazhduam rrugen nga drejtimi i Luzern, pastaj neper Gotthard Pas. Ne Belinzona u takuam me dy anetaret e „Plisave“ dhe pas nje pauze me nga nje kafe dhe embelsira, vazhduam per Itali, perkatesisht, Como. Vlen te theksohet se e gjithe rruga kaloi per mrekulli, te gjithe pjesmarresit e grupit ishin shum te kujdesshem ndaj njeri tjetrit dhe u respektuan rregullat e percjelles, zig-zag. Keshtu perfundoj dita e parë. Neser na pret, nje dite e gjat qe pjesen me te madhe do te kaloj neper Autoudhe (Autostrade), gjer ne Poreč te Krocisë.

Dita e dytë 26.05.2022

Dita e dytë, sipas planit te paraparë zgjimi ishte ne mengjesin e hershem ne oren 7 te mengjesit. Rruga filloi duke kerkua vend per karburant, pasi shum prej nesh ishim gati ne rezerve. Gjer ne Milano, vazhduam pastaj nje pjese rrugev lokale dhe pjesen tjeter ne Autostradë.

Koincidence apo fat, cila mund te jet, mbase jan te dyjat, sepse gjat rruges takuam Artan Lalen. Ju mund te thoni kush eshte ky……

Ai nga kamioni na kishte percjell rruges dhe sapo kishte pa qe ishim ne pauzë, kishte nderru rrugen dhe na takoi. Artani ështe kryetarini klubit „Albanian Bikers“, para disa muajs ky klub kishte bere ftesen klubit „Shqiponjat“

per te maree pjes ne festene e tyre qe organizohej me 4 Qershor. Ne me organizimin e Turneut ton te madh, kishim per qellim qe te shkojm ne festen e tyre, dhe ju konfirmuam permes mesengjer.

Takimi i rastesishem e beri festen e tyre por edhe tonen edhe me madheshtore. Takimi me te ishte shum mbreselenes sepse ndodhi rastesisht, pra rasti eshte mbreti i botes. Artani me shum dashuri na ftoi per vizite ne Pordenone, mirepo plani yn na percaktonte rrugen dhe kohen, andaj me keqardhje nuk mundem te shkojme.

Kosovë, Shqiperi, Maqedoni e Veriut, Preshev, Medvegj, Bujanoc apo Qameri, Plave e Guci, nuk ka tjeter pos Shqiptari. Ne kerkonim mje moto per turneun tonë, tani e gjetem, pra moto e jone tani e tutje pas takimit me „Albanian Bikers“ do te jet asgje tjeter pos „Nuk ka tjeter pos Shqiptari“

Klubi yne eshte apolitik, respekton te gjitha religjionet, ka anetar nga te gjitha trojet shqiptare, respekton dhe eshte liberal ndaj çdo vlere.

Vlen te permendet se gjat rruges prej Milanos dhe gjer ne Porec, rrjedhi çdo gje per mrekulli, rregullat u respektuan dhe percjellesit ndihmuan njeri prej anetareve te grupit pas nje ndodhije te rastesishme, shkeputje nga grupi. Keto gjera ndodhin ne nje rruge kaq te gjate, por ishte reagimi i menjehershem i dy percjellesve qe zgjodhi problemin menjiher.

Mberritja dhe pritja ne Porec ishte shum mbreselenese, pasi kishim rezervuar Hotelin ne „Dua Residence“ me nje pronar shqiptar Ajdarin , pononjesit, qytetaret na shifnin me sy kurreshtar qe shkelqenin. Morem shum fotografi dhe nje valle shqiptare e mbylli diten tone te dyte.

Ajdari, pronari i Hotelit na priti me shum kënaqesi, shumica e personelit ishin shqiptarë, na shërbyen per mrekulli!

 

 

Dita e trete. Pjesa e parë. 27.05.2022

Para se te pershkruajm diten e trete, duam te ndajm me ju pershtypjen qe perjetuam ne mbremje. Gjat shetis ne qytet u ndalem tek pastiqeria „Fontana“ me pronar shqiptar. Ky dyqan eshte trashegimi familjare qe nga viti 1958, ata ishin gjenarata e trete, dhe flisnin rrjedhshem shqip. Kjo fal edhe shkolles 8 vjeqare qe kishin. Kjo familje rrjedh nga Tetova, kenaqesia e tyer kur kurshikuan emblemen e klubit „ Shqiponjat“ ishte shum e madhe. Aty me shum se gjysma e restoranteve ishin me pronar shqiptar.

Ne mengjesin e hershem te dites se trete, disa nga pjestaret e grupit shijuan, detin e Poreçit. Pas nje mengjesi shum te pasur, dhe nje fotografie te perbashket dhe duke u pershendet me Ajdarin pronarin e Hotelit „Dua“ morem rrugen per Rijeke dhe tutje, rrugen e „ Brigada Dalmateve“.

Ne Rijeke syte e kalimtarev tregoni kurreshtjen se kush mund te jen keta, mirepo emblema tregonte gjithçka.

Dreken po e kryejm ne restorant rruges per Zarë, ku atje shpresojm te takojm Arbereshet e Zarës.

 

Dita e trete pjesa e dytë. 27.05.2022

Pas nje rruge te gjate, me disa pauza, me shokët nga klubi „Plisat“ shijuam edhe freskin e detit kroat duke bere not dhe mbledhur energji per te vazhduar tutje.

Rruga ne vazhdim sipas planit na dergoi tutje, ne Pag. Atje shkuam me anije dhe morem rrugen per ne Novalja. Rruga deri atje ishte vertet perrallore, e ngjajshem me route 66, kenaqesi e vertete.

Ne Novalja na priten vendasit me sy kurreshtar dhe te gjith me telefona ne duar duke inqizuar kalimin tone dhe zhurmen qe benin motoçikletat, duhet te themi pa modesti madheshtore…. Aty sipas planit beme rezervimin spontan te Hotelit, shijuam mbremjen me darken e mrekullueshme tek nje restorant vendas, dhe te lodhur u hodhem te gjithe ne gjum, per te mbledhur energji per diten qe na pret.

 

Dita e katert  28.05.2022

Dita e katert do e nisim, me moton, „Kudo qe shkojm, takojm shqiptar“.

Duke parkuar motoçikletat ne nje vend jo te lejuar nje Polic na lejoi te parkojm duke na thene se me e shikue me large, edhe ai ishte shqiptarë.

Këtu në Zarë rruges duke shetit, na ndaluan pronar shqiptar te Rest „eat me“ me pronar Filip Gegaj dhe u ulem per te pirë nga nje kafe e pije.

Fam Gegaj ketu me qendrim qe para me shum se 30 viteve, kishin 3 Restorante, na treguan qe ne lagjen ku ishin, shumica ishin me pronar shqiptar.

Lorenci na ofroi qe te na percjell deri ne Arbanas, te Zarë.

 

Dita e katert perfundon ne hotelin Aroma, gjithashtu me pronar shqiptar nga Zymi i Hasit. Familja Lekaj me prejardhje nga Zymi i Hasit me qendrim ne Makarska qe nga viti 1990, te cilet na priten me shum kenaqesi ne Guesthaus Aroma, te cilin menaxhojn qe nga viti 2016. Dhomat ishin te shkelqyera me pamje nga deti.

Menduam keshtu por Floriani, pronar i Guesthaus Aroma, nje motoçiklist i pasionuar, na priu gjer ne qender te Makasrskas dhe ne me Plisat, e ndezeme edhe me shum atmosferen, pasiqe pritej ndeshja e Champion Leauge, Liverpool- Real Madrid.

Ndersa rruga nga Zara gjer ne Makarska rrjedhi e gjitha sipas planit.

Pa dashtë të bëhemi të tepërt, deshëm të ndajm edhe një përjetim gjat darkës.

Per te ngren gjetem ku tjeter pos tek bashkekombesit tane. Pritja ishte e jashtezakonshme, humori dhe e qeshura nuk kishin te ndalur, atmosfer e paharrueshme, ne restorantin „Grill Zmaj“

Pronar Vullnet Sulejmani. Nga Gradeci komuma Vrapqishtes afer Gostivarit.

 

Dita e peste 29.05.2022

Diten e peste, shkrimin po e vazhdojme me pergjigjejen qe klubi kombëtar shqiptar „ Shqiponjat“ ju i dhe nje komentuesi në Facebook: Disa kilometra para se te afroheshim, nuk donim as pauza , aq e madhe ishte ndjenja qe po vijme ne Ulqin. Sejcili e ndjente vehten si ne shtepine e vet, edhe pershendetjet ishin ndryshe, tani me dy duar te shqiponjave dhe me borije e me buzeqeshje, kenaqesi qe erdhem ne trojet shqiptare, qellimi filloi te realizohet.

Me kete rast, ju falenderohemi perzemersisht, te gjithë komentuesve, lutjet e tyre na e lehtesuan te gjithë turneun, ato na ruajtën ne shum raste dhe na sollen deri ketu.

Ne vetem po përqojme mesazhin e komentuesëve tanë, „Nuk ka tjeter pos Shqiptari“. Andaj ndjejme kenaqesi kur pranojm aq shum komente uruese e pozitive.

Rruga e sotme pershkoji nje pejsazh natyror shum te bukur, me kethesa te medha, e edhe te gjata, qe jane kenaqesia e nje mtoçiklisti.

Ardhja jone ne Ulqin u shoqerua me shikime befasuese dhe me sy shkelqyes, gumëzhima e motoçikletave padyshim se nuk u pelqye tek te gjithë por ajo ishte madheshtore.

Ne Ulqin, ne rest „Mitrovica“ na priten „Kastriotët“ Kastriotet Ferizaj Chopper klub i motoçiklistëve nga Ferizaj, me kryetarin Burim Mani. Ata jan vertet „KASTRIOT“ pasi kishin dëgjuar për turneun tone, kishin nderruar enkas itinerarin e xhiros se tyre per te na shoqeruar ne Ulqin.

Me lutjen e „Kastrioteve“ dhe kenaqesin e „Shqiponjave“ dhe „Plisave“ beme nje xhiro te vogel neper lagjet e Ulqinit.

Keshtu perbyllem diten e peste me shum emocione duke zënë dhomat e nje Hoteli aty prane, dhe duke shijuar paksa jeten e nates ne Ulqin dhe per te u bere gati per vazhdimin e turneut, qe me kënaqesin me te madhe per neser do te na bashkangjiten edhe „Kastriotet“.

Na percillni edhe neser do te ket gjithashtu perjetime e befasi interesante. Na pelqeni dhe ndani perjetimet tona ne Facebook dhe me me miqt tuaj.

 

Dita e gjashte 30.05.2022

Ditë e gjashte, e Hëne pauza e parë.

Hyrja ne Shqipëri, ishte padyshim madheshtore. Punonjesi kufitar kontrollente dokumentacionin, sipas ligjit, mirepo pergjegjesi kufitar sapo kuptoi kush ishim, e shpejtoi proceduren dhe kalimi i gjithë grupit u be shum me shpejt, duke pas parasysh temperaturat e larta dhe helmetet qe rendonin, me gjthe peshen e rrobave tona.

Falemderim dhe respekt i veqante per policinë kufitare Shiptare.

Pas nje mengjesi shum te pasur, nder te tjera edhe me petulla te shijshme, me nje mikpritje te perzemert nga Pronari dhe personeli te Hotelit „Prova“ dhe pas nje freskie ne plazhen e vogel, diku pas ores 10:30, morem rrugen per Shqiperi. Parakalimi neper Ulqin u shoqerua me duartrokitje, kalimtaret e rastit, fotografonin dhe inqizonin, grupin tonë, qe tashme na ishin bashkangjitë edhe klubi Kastriotet, tani jemi , tri klube ne turne, Shqiponjat, Plisat dhe Kastriotët.

Gjat rruges ndaluam per te u furnizuar me karburante. Nga pasioni per te na takuar, Muho Dushku na percillte ne Faceboook dhe e kishte ditë qe do shkonim per Shqiperi, ai na takoi tek stacioni i karburantit, dhe na pershendeti, ne i dhuruam emblemen dhe morem fotografi, ishte kenaqesi qe nje ndjekes na percillte gjat gjithë turneut tone, dhe donte te na takonte edhe personalisht.

Fotografitë pasojnë… per shkaqe teknike nuk mundem, te kemi qasje.

Sipas planit ndalesa ne Lezhë, tek memoriali i Skënderbeut.

Aty ne hyrje te memorialit na pyeten se sa veta ishim, ne nuk kuptuam arsyen por pergjegjesi i Memoriali te Skenderbeut, zoti Paulin Zefi sapo kuptoj se kush ishim dhe nga vinim, nuk lejoi te paguajm hyrjen keshtuqe ai ne tregoi historin e Gjergj Kastriotit, per eshtrat, per shpaten e te tjera.

Me ne në këtë vizitë ishin edhe Kastriotet Ferizaj Chopper, kjo e bëri vizitën edhe më kuptimplote, pasi Kastriotet bënin nderim Heroit tonë legjender Memoriali i Skederbeut .

Pas vizites ne memorial, patem rastin nen hije te shkembejm edhe ca biseda te lira, nder tjera edhe se si do te rrjedhte turneu yne ne vazhdim.

Vazhdim… pas nje rruge te gjatë, e jo pak te mundimshme, dhe pas drekes ne Prizeren tek Syla, u ndalem per nje pauze tek Kastriotet Ferizaj Chopper . Nje ftesë që pas pritjes qe na bene ne Ulqin, nuk mund ta rrefuzonim. Tani Prishtinë pritna se erdhem…  Ferizaj.

 

Dita e shtate 31.05.2022

Destinacioni i parë në Kosovë u mbërri, ne Kompleksi Memorial “Adem Jashari”. ne Prekazin legendar. Për drekë në Drenas, vazhdojm per Orllan tek permendorja e Zahir Pajazitit.

Pas me shum se 2000 km, mberrijtem cakun, ndjenjë shum e veqantë, shum emocionuese. Nje plak, mbi te 70 vjeç na priste para kompleksit, por i forte e ballhapur. Pritja që na bëri Bacë Rifat Jashari, ka një domethënje shum të madhe, kjo na vërtetoi moton tonë „Nu ka tjeter pos Shqiptari“, Shqiponjat nuk njohin kufi, ne jemi nje komb, si në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Kosovë, Shqipëri, Plavë, Guci e Qamëri.  Baca Rifat edhe pse ne moshë, mori kohën për nje bisedë të shkurtër me ne dhe për shum fotografi me të gjithë anëtarët e klubit, ata i përshëndeti dore për dorë, një nga një. Bëmë nderimet para varrezave dhe u freskuam me nga nje pije freskuese te cilën na e dhuroi Baca Rifat.

Dhe morem rrugen per Drenas. Aty ndaluam ne Restorant Peshkopia, dhe shijuam ushqimin dhe shërbimim e mrekulkueshëm nga Kastrioti, faleminderit shum. Për kërshërin e klubit,  Fam Tahiri nda dy dhurata simbolike për klubin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dita e shtate 31.05.2022

Me shum keqardhje na duhet të ju informojmë që përkundër, dëshirës e vullnetit te lartë, për të vizituar dhe bërë nderimet Heroit Zahir Pajaziti, nuk mberritëm të realizojmë këtë. Besojm fortë që mundësia e parë që do të na ofrohet, do të e realizojmë edhe këtë.

Pëzemërsisht, „Shqiponjat“

 

Dita e tetë 01.06.2022

Dita e tetë, me 1 Qeshor, filloi me grumbullimin e te gjithe anetareve te klubit, nëpër pika të ndryshme të grumbullimit. Kjo pasi të gjithë anëtarët e „Turneut të madh Shqiponjat 22“ „Eagles Grand Tour 22“ dhe Plisat, natën e kaluan ne gjirin e familjeve të tyre.

Që tani po te kishim kohën dhe një roman mund te shkruanim, me gjithë perjetimet gjat gjithe turneut.

Emocionet te papershkruara, duke marre parasysh qe keto perjetimet, gjithe grupin e afroi edhe me shum me njeri tjetrin. Miqesia u forcua edhe me shum, kjo pasi ne çdo rast e çast i gjindeshin shokut pran për ta ndihmuar.

Pas pauzes se parë ne Shkup dhe vizitës së shkurter te familjes se njerit nga anetaret, morem rrugen per Gostivar, aty nje shok yni kishte organizuar TV Globin, me te cilet ndam nje bisede te shkurter dhe ju treguam mbi Turneun tonë të madhë. Deri tani i vetmi ne kete menyre i organizuar nga Shqiponjat.

Eshte ndjenje e veqante kur i gjithe grupi, viziton familjaret e njerit nga shoket, kjo ndodhi ne Drenas, ne Shkup, dhe ne Raven të Gostivarit.

Ndjenja e familjareve kur shifnin shoket e nipit, djalit, apo vellaut të tyre, ju dukej ne sytë qe shkelqenin e buzeqeshjen e tyre permbushese.

Tani dreka ne Mavrove, dhe vazhdon turneu per sot deri në Tiranë.

 

 

Dita e tetë 01.06.2022 vazhdim.

Aty nga 22:45, pas nje rruge mjaftë të gjatë e të mundimshme, që për shumicën e grupit, kishte filluar që nga ora 08:30, mbërritëm në Tiranë. Turneu kishte filluar per disa, nga Prishtina, me pauzë ne Shkup, ne Gostivar, kemi kaluar ne Mavrovë ku kemi ngrënë drekën, pastaj Dibër dhe Strugë. Gjithsej sot në ditën e tetë, kemi kalur, aty afer 400 km. Duhet të themi se ngasja e motoçikletë natë kërkon vëmendje edhe koncentrim me te madh se sa gjat ditës. Rruga kaloi nga Lumi Radika, ku na la mbresa te veqanta pasi kishte këthesa dhe natyrë të bukur.

Tani pas një pushimi të shkurter, po shijojm qytetin e Tiranës!

 

Dita e nëntë 02.06.2022

Dita e nëntë sot vazhdon, pak më relaksuese. Pas nje ngasje te shkurtër prej gati një orë, kemi bërë ndalesën e parë, në Gjirin e Lalëzit. Drekën e shijshme e kryem ne Triumf2, të cilën na e qarosi, njeri nga anëtarëve, djalë i ri e i mrekullueshëm i Plisave, ai festonte sot ditëlindjen e tijë te 27. Ta festosh ditëlindjen gjat një turneu të këtillë, ështe e paharrueshme, pasi ky turne po merr përmasa dhe kuptim edhe më shum domethënese seq e kishim planifikuar dhe menduar. Pas pauzës dhe freskisë së detit me ujë mjaft të ngroht per këtë kohë, jemi të ftuar ne Fier, të cilin organizim kishte bërë një nga anëtarët më kontribues i klubit „ Shqiponjat“.

 

Dita e nëntë 02.06.2022 , vazhdim.

Pas nje pauze me dreke dhe freskim ne det ne Gjirin e Lalëzit morëm rrugen pë në Fier.

Në Fier ndaluam tek Familja e Saba Boriçi. Aty na priti Zoti Boriçi me shum bujari, ata kishin rezervuar, nje Restorant dasmash dhe kishin thirre këngëtar për të na argëtuar. Darka ishte aq e pasur sa që qingji e edhe tortja, nuk munguan. Nje falenderim i përzemert nga të gjithë anëtarët e grupit,për familjen Boriçi.

 

Dita e dhjetë, 03.06.2022

Pas nje mbrëmje në Fier me darkën dhe pritjen të jashtëzakomshem nga fam. e Saba Boriçit, morëm rrugën për në Vlorë. Nga aty vazhduam jugut të Shqipërisë, për një pjesë të grupit, ishte takimi i parë dhe i jashtëzakonshëm me bregdetin e Jalës e Jugut të Shqipërisë.

Një pauzë të vogël e bë në view point Himara, ku morë fotografi mbresëlënëse. Gjat rrugës këtej, hasem edhe ne disa grupe te motoçiklistëve nga vende të ndryshme, disa ishin polak, disa italian. Potenciali turistik i Shqipërisë, është çdo ditë e me shum duke u shfrytëzuar nga turistët vendas e të huaj.

 

Dita e dhjetë vazhdim

 

Vazhdim. Nga Jali, duke shiju detin, dhe atmosferën e jashtëzakonshme që krijonim ne , me shum shaka dhe duke bërë not, pushuam mjaft. Duke pas parasyshe rrugen me shum e shum këthesa, per Llogara, e deri ne Jalë, qe kerkonte shum vëmendje dhe koncentrim, andaj ishim të rraskapitur, keshtuqe deti na dha nje freski qe kishim te nevojshme, pas asaj vape, me gjithe pajisjet e motoçilistit me vete.

Këthimi i „Shqiponjave“ ne Vlore, shtoi kurreshtjen e kalimtarëve të rastit, përshëndetjet ishin te mrekullueshme.

Pas vendosjes nëpër dhoma ne Olive Hotel, qe per befasin tonë, me nje qmim prej 60€ dhomen, kishte nje standard Evropian. Pas pastrimit nga djersët, dolem per darkë.

Ne nje nga restorantet e Vlorës me ushqim te shijshem, na befasoi nje vlonjat, qe ishte duke ngren darken me familjen e tijë, dhe na liroi tavolinën per te u vendosur ne me leht ne nje tavolinë, per kete gjest, kryetari i klubit i dhuroi nje emblem te „Shqiponjave“ .

Ndërsa dita e nesërme do të shenoj mbylljen e ketij Turneu të paharrueshëm, jo vetëm për ne.

 

Dita e njëmbëdhjetë, 04.06.2022

Kjo ditë është dita e fundit e turneut, siq e theksuan shumica nga anëtarët po ju vije keq qe po e perfundojmë, këtë “Turneu i madh i Shqiponjave 22“ e emërtuam edhe „ Egles Grand Tour 22“ me moton „Nuk ka tjetër pos Shqiptari“.  Pasi u vendosem ne Delta Hotel & Events u freskuam dhe morem rrugen per ne Shijak. Duhet të përmendim mikëpritjen e përzemërt që na bëri pronari i hotelit, dhe e veqanta ishte se na dha edhe percjellljen deri ne Shijak. Çdo dite po vertetojm mikëpritjen e Shqipërisë, ku kënaqesh me shum, ku ndihesh ma mirë se në shtëpinë tënde, faleminderit Delta Hotel & Events .

Kjo po vërtetohet edhe nga motoja e ftesës që na bënë Albanian Bikers „Endërro e jeto“ në Shijak të Shqipërisë. Ku përshëndetje ishte, te gjithë të bashkuar, jemi më të fortë.  Ardhja e motoçiklistëve „Shqiponjat“ me „Plisat“ ishte madhështore, ashtu si dhe mikpritja e „ Albanian Bikers“, kënaqësi të jeshë në mesin e gjithë këtyre motoçiklistëve. Kjo ditë do të jet e paharrueshme, sikur edhe të gjitha që ishin gjat turneut tonë të madh.

Ku ka më bukur, kur Shqiponjat me Club Plisat hedhin valle së bashku!

Po ndajm me ju shum të dashur, ndjekës, përshtypjet e festes se Albanian Bikers ! Kënaqësi me qenë në një festë kaq të madhe.

 

Dita e njëmbëdhjetë, 04.06.2022  , vazhdimi…

Perfundimi i festes dhe i turneut, ishte vertet i paharrueshem. Festa e Albanian Bikers, ishte shum bukur e organizuar, çdo gje ishte në nivelin e duhur. Ushqimi pijet si dhe muzike ishte ne kulm. Me kenge e valle popullore, si dhe me muzik Rock, veqanërisht Bikers Sisters, të cilat ishin motrat e njerit prej anëtarëve të Albanian Bikers, ato shprën talentin e tyre të jashtëzakonshëm, në gitar dhe ne bateri.

Ne si klub ishim shum mirë të prezentuar, u pa shum qartë nga numri dhe përshtypjet që lam në festë. Grupit tonë me Plisat i u bashkangjitën edhe dy anëtarë qe enkas kishin ardh nga Kosova per festën.

Festa e Albanian Bikers, u be shum madhështore kur nga ora 18:00 morëm rrugën per parakalim, te shofësh motoçiklist në një karavan prej disa kilometrash, dhe të jesh pjesë e kësaj ngjarje të lë pa komente. Parakalimi filloi nga qendra e Shijakut, kaloi neper disa lagje dhe pastaj morëm rrugën për në Durrës. Gjat gjithe rrugës, në të gjitha udhëkryqet na priste Policia Shqiptare, qe nderpriste automjetet per të mos shkëputur kolonën. Keshtu mberritem ne Durres dhe u këthyem prapa, me nje pershtypje te jashtëzakonshme, kur shiheshin sidomos kur kolona kalonte neper ulje dhe ngritje te rruges. Shpresojm te kemi inqizime qe do ta dokumentonin kete.

Si perfundim edhe nje feste kaq të madhe i vie fundi keshtuqe pas ores 23:00, i gjithe grupi per nder te festes dhe te mikpritësve parakoi para tyre. Mirëpo nderi që deshëm të bënim na u kethye dyfish. Albanian Bikers dhe thuajse të gjithë pjesmarrësit, u quan ne kembë dhe na rrethaun dhe na përshëndetën pëzemersisht. Kjo na bëri të jemi krenar me klubin tonë dhe na e vertetoi që motoja e jonë „Nuk ka tjeter pos Shqiptari“ është ajo qe na bashkoi të gjithëve edhe ne këtë festë. Faleminderit Albanian Bikers.

Keshtu grupi ynë, mori rrugën për në Durrës dhe parakaloi edhe një herë ne një mbrëmje shum të këndshme duke u vendos me pas ne Hotelin Delta të cilin ksihim rezervuar nga mesdita.

 

Dita e dymbëdhjetë, 05.06.2022

Festën ne Shijak dhe turneun e permbyllem me shum sukses. Të gjithë jemi falenderues qe tër këtë ngjarje në këto përmasa, dhe me kete intenzitet e këtë volum që nuk kishte ndodhë më parë, e kaluam për mrekulli. Duhet të përmendim se sejcili anëtar i grupit, kishte të veqanten e tijë dhe që ishte e dobishme për tër grupin. Njëri merrte persiper të prijë routen, tjetri koordinonte levizjet, se si të renditeshin motoçikletat ne kolonë. Kolona ne fund kontrollohej nga njeri anetare qe percillte te gjithe qka ndodhte perpara, dhe ne rast problemi priste anetarin qe ai te mos mbetej pas dhe te i bashkojej prap kolones.

Sipas verzionit të parë, i gjithe turneu rrugën e këthimit parashihte qe nga Durresi apo nga Igimenitsa, me anije te shkonim gjer ne Ancona. Mirëpo kjo rrugë e këthimit do të ishte shum e rëndë duke pas parasysh se, të gjithė mërgimtareve nuk ju pelqen kur kthehen në gyrbet, e kur kemi parasysh se qfar perjetuam dhe qfar misioni i dham vetvetes, kjo bëhej edhe me e rende.

Këtë peshë shum të rëndë na e lehtësoi pa masë njëri nga anëtarët e grupit, që me kompanin e tijë transportuese „ BB Europe Transport“ me nje kosto minimale mori persiper që motoçikletat tona të i transportonte deri ne Zvicer. Të gjithë anëtarët e grupit i falenderohen përzemersisht.

Ngarkimi i motoçikletave nuk ishte shum i lehte, të gjithë ndihmuan, por disa u vequam pasi kishin talentin vullnetin dhe sigurinë me i ngarkue dhe me i sugurue ato si duhet.

Pas ngarkimit te motoçikletave, morëm rrugën me një minibus, për në Prishtine ku me aeroplan, do të udhëtojm për Zvicer. Transportin e motoçikletave, ate te gjithe grupit, si dhe aeroplanit ishte organizuar gjithashtu nga anëtari i njëjtë i klubit, „ BB Europe Transport“. Fitim Qazimi

 

Flyer Turneu i madh Shqiponjave-22
Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.