Takimi i sotëm me 10 Korrik 2022, organizuar nga grupi i kantonit të Zürich me perfaqësues Kushtrim Rrudhani ishte edhe një her dëshmi e kjartë e një organizimi të mrekullueshëm nga anëtarët e këtij kantoni. Kësaj rradhe ky organzimi ishte pak më ndryshe nga të tjerët. Duke pa se shumica e organizimeve kishin rrjedh të njëjt Kushtrimi së bashku me anëtarët, kishin vendos që rrjedha e takimit te ishte jo sikur deri tani mirëpo te fillonte dhe të mbaronte ndryshe.
Ata kishin organizuar pikënisjen nga nje pushimore të Autoudhës që lidh Zürichun me Winterthur perkatësisht nga “Raststätte Kemptthal” dhe nga aty të gjithë së bashku më një kolonë që vargu ishte i gjat thuajse me kilometra, morëm rrugën për në Pfäfikon. Vendi ku do të kishim dreken dhe ndejen. Rruga gjer në Pfäffikon përshkoj një natyr shumë mbresëlënëse perreth liqenit “Pfäffikerseee”. Pritja dore me dore dhe duke uruar festen e shenjte te Kurban Bajramit, shenoji fillimin e ndejes ne kantonin e Zürichut.
Rritet numri i anetareve te klubit kombetar shqiptar “Shqiponjat”
Në disa nga takimet e mëparshme kishin qenë edhe mysafir që kishin pasion motoçikletën. Kështu edhe kësaj rradhe kishim disa mysafir, mirëpo e veqanta ishte se këta mysafir, nuk do të jen më mysafir, ata do të ken folen, nuk do te bredhin më rrugëve pa destinacion. Duke pa organizimin dhe rrjedhën duke pa shoqërin e anëtarëve, duke pa se Shqiponjat presin çdo shqiptar krahëhapur, kënaqësinë që kishin gjat takimit ata vendosën të anetarësohen.
Shqiponjat ju deshirojnë mirë se ardhje.
Ndeja në Pfäfifikon ishte e mrekullueshme, çdo gjë ishte e organizuar në nivelin e duhur, nga ulëset, tavolinat, pijet etj. Ushqimi ishte me 3 meny dhe mund të zgjidhje nga skara së qfar dëshiron, ndërsa deserti i bollshem me torten me simbolin e klubit ishte shum e shijshme. Ketë ndej e zbukuruan grupi muzikor i Zürichut, meqrast, kënga dhe vallja nuk kishin te ndalun. Këngët nga melosi yne i pastër dhe i pasur i dhan ngjyrën kombetare kësaj atmosfere te ndezur, u kendun këngë nga të gjitha viset shqiptare, vetëm këngë autoktone.
Me këtë rast perfaqesuesi i kantonit të Zürich mori fjalën dhe falenderoj të gjithë pjesmarrësit që kishin marr rrugë me qindra kilometra për të qen prezent në këtë festë të madhe e katerta (4) me rradhë nga gjithsej gjashte (6) që mbahen çdo vite nga klub Shqiponjat. Ai falenderoj edhe stafin e tijë qe kishin bër të mundur gjithë këtë organizim.
Si çdo herë në raste të këtilla kryetari i klubit ndanë mirënjohje në forme të simboleve të klubit, kështu edhe kësaj rradhe ai shperndau simbolet e klubit, grupit të kuzhines B& S grill nga Hinwill që kishin persiper skaren dhe kishi pregadite ushqim te mrekullueshem dhe Handys shisha nga kloten, që per kënaqësin e disa anetareve kishin sjellë shisha.
Kështu edhe pse një pjesë dërmues e anëtarëve kishin marrë rrugët për në vendlindje, per kenaqësinë tonë, numri i anetarëve prezent ishte shum më i madh ngaqë pritej.
Në fund duke uruar që sejcilin nga ne te kishte një udhë të mbarë dhe të kaloj sa më mir në vendlindje, ne u ndamë nga njeri tjetri me buzëqeshje në fytyr, mirupafshim ne takimin tjeter te radhës që do të mbahet në Bern me 21 Gusht 2022.
Kliko per te shikuar albumin ne Google Photos
S'ka komente