Dashuria për Atedheun, ka shtyrë përplot e përplot mërgimtar nga viset e ndryshme që të hyjn sfidave për të mberrijt në Atdhe në forma të ndryshme. Një sfide të këtill ju ka qasë edhe anëtari ynë nga Solothurni, Nexhmedin Gashi. Nexhi apo baca Nexh siq e thërrasin disa anëtare të rinj te klubit, ka hy kësaj sfide me të vetmin qëllim që të dëshmoj dhë të dergoj një mesazh nga mërgimi që edhe pas 23 viteve, kujtimi per Operacionin „Shigjeta“, do te jet i gjall për jet e mot, se mërgimtarët do të jen gjithmon përkrah vendlindjes, se ata nuk harrojn gjakun e derdhur për lirinë. Me ftesë të „MK Veteranet e UÇK“-së me rastin e pervjetorit „Dita e Operacioni Shigjeta“ Pashtrik, adresuar klubit kombëtar shqipar Motoristët „Shqiponjat“, për anëtarin Nexmedin Gashi do të perfaqësoj klubin në këtë manifesitm të madhështor që do të mbahet me 26. Maj 2022. Në manifestim Nexhit do të ju bashkangjten edhe anëtare të klubit „Shqiponjat“ nga vise të ndryshme të Kosovës.
Nexhi do të niset nga Solothurni me datë 19.05.2022 dhe do të udhëtoj për në Ancona deri në Durres, nga aty merr rrugën për në vendlindje me të vetmin qëllim që të jet prezent në manifesimin madhështor „Dita e Operacioni Shigjeta“ Pashtrik.
Të gjithë anëtarët e klubit „Shqiponjat“, urojnë Nexhit rrugë të mbarë, të kaloj sa më mirë në vendlindje, të përcjell mesazhin se mërgimtarët ngado që jane ata, do të jen pran Atedheut sikur atëherë gjat luftës, e edhe tani në lirin që e gëzojmë, fal sakrificës dhe gjakut të deshmorëve.
Manifestim i para tri viteve, „Motoristët Shqiponjat“ marrin pjesë çdo her që është e mundur.
S'ka komente