U mbajte takimi i parë i klubit kombëtar shqiptar “Shqiponjat” orgnizuar nga Kantonet JU/BS

 

Ky takim u mbajt më 08.05.2022, nga ora 11:00 në “Hotel Restaurant Pizzeria de lOurs”, Rue du 23 Juin 38, 2822 Courroux. Në takim morën pjesë shumica e anëtarëve të klubit kombetarë shqiptar “Shqiponjat”, si dhe mysafirët e klubeve, “Mbretërit e rrugëve” dhe ata të klubit “Plisat”, numri gjithsej i motoçiklistëve ishte 143. Ardhja e motoçiklistëve nga kantonet, e Lozanës, Bernit, Zürichut, etj ishte shumë mbresëlënës, motoçikletat e tyre gumezhonin dhe zgjonin kurreshtjen e kalimtareve të rastit. Përshëndetjet në rradhe, të qonin mallin e ndonji dasme me tradita të vjetra kombëtare shqiptare, me dorën në zemër u deshironin mireseardhje anëtarët nga kantoni Jura dhe Basel. Pas grumbullimit të anëtarëve, bisedave në grupe më shoke që kishin kohë pa u parë, mori fjalen kryetari i klubit zoti Safet Baftijaj dhe i përshëndeti të gjithë anëtarët dhe mysafirët e klubeve të tjera per pjesmarrje, duk ju dëshiruar mirëseardhje.

 

Pasi u grumbulluan të gjithë anëtaret u shtrua dreka e shijshme e përgaditur nga Restoranti “Hotel Restaurant Pizzeria de lOurs”. Pas drekës së shijshme, deserti ishte me trileqe që ishte kulmi i kulinarisë.

 

Në fytyrat e të gjithë anëtarëve shifej entuziazmi për xhiron që do të bëhej. Përfaqesuesi i kantonit Jura dhe Basel kishte pergaditë në një format A3 të gjithë routen, nga do të behej nisja, ku do të ishte mbushja me karburant, ku do bëhej pauza dhe ku do të ndaheshim. Parakalimi nëpër qytetin mikëprites, shifej në sytë dhe përshendetjet e qyetarëve vendast, kalimtar të rastit me shumë kurreshtje dhe admirim, ata na përshendsnin të gjithë dhe dilin pran dritarve apo dyerve të tyre për të shijuar një atmosfer kaq impozante, që nuk kishin parë ndonjiherë dhe që vetëm klubi “Shqiponjat” mund të arrijë.

 

Që në start nga Restoranti, organizimi që bëhej nga anëtarët përcjellës të kantoneve Jura dhe Basel ishte i shkëlqyeshem. Arsimi, Astriti, Erioni, Samiu, Selmani, Jimi dhe Fatoni ne çdo rreth rrotullim apo këthes ku kryqezoheshin disa rrugë ndalonin veturat e rastit që të mos ndodhë ndonji aksident dhe që kolona të mos shkëputej. Këta djem vinin pasi kalonte kolona me shpejtësi dhe zënin përsëri pozitat e nevojshme si dhe vendet më të bukura për të bërë fotografi dhe video të ndryshme. Andaj i gjithë klubi kombëtar shqiptar Shqiponjat do të jen gjithmonë mirenjohës për kujdesin dhe organizimin e mrekullueshëm.

 

 

Fotoalbum nga takimi i JU/BS/BL (kliko foto)

 

Takimi i klubi Kombëtar Shqiptar Shqiponjat në zvicerr 08.05.2022 Jura-Basel_Pjesa 1

Takimi i klubi Kombëtar Shqiptar Shqiponjat në zvicerr 08.05.2022 Jura-Basel_Pjesa 2

Takimi i klubi Kombëtar Shqiptar Shqiponjat në zvicerr 08.05.2022 Jura-Basel_Pjesa 3

 

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.