Risi në botën e organzimeve të shoqatave dhe klubeve në Zvicer, Memorandum bashkepunimi ndërmjet «Klubi i Motoristëve Shqiponjat» dhe Shoqëria «Albakult»

Në Ostermundigen të Zvicrës me datë 26.03.2023 u lidh një memorandum që për organizimet e shoqatave dhe klubeve mund të jet një risi, e cila hap dyert edhe të shum organizimeve të llojeve të ndryshme që të nxisin bashkëpunimin  ndërmjet tyre.

Bota e Shoqatave dhe klubeve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, më e shpejtë dhe më pak transparente. Shumë klube dhe Shoqata rrezikojnë të shuhen kur bëhet fjalë për përfitimin. Bashkëpunimi ndërmjet dy ose më shumë klubeve dhe Shoqatave mund të jetë i favorshëm në fusha të ndryshme.

Kur flasim për klube dhe Shoqata, flasim shpesh herë për ruajtjen dhe kultivimin e traditave dhe kultures, në të njëjtën kohë. Mirëpo bashkëpunimi mund të krijohet edhe nëse dy Shoqata apo klube kan veprimtari të ndryshme, siq është rasti me Shoqërin “Albakult” dhe me “ Klubi i Motoristëve Shqiponjat”.

Albakult është shoqëri që kultivon kulturën dhe traditat shqiptare, kryesisht nëpërmjet artit, të muzikës, vallëzimit, instrumentalizmit, etj. Ndërsa klubi Shqiponjat, është një klub kombëtar shqiptar, që kultivon pasionin e motoçiklizimit, e që gjithmon në front te par kanë qështjen kombëtare.

Në këtë mënyrë Shqiponjat po vendosin themelet e një bashkëpunimi të veqant me qrast do të shfrytezohen resurset e perbashkëta  njerzore dhe materiale për një bashkepunim sa më të frytshëm për të dyja palët.

Këto dy veprimtari ne thelb krejstësisht të ndryshme, mirëpo me një kauzë të përbashkët, qështjen kombetare, mund të gjejn pikat e përbashkëta për të cilat mund të kultivojn një bashkepunim shum esencial.

 

Së shpejti “ Klubi i Motoristëve Shqiponjat” do te vijë  me te tjera risi të reja për shkembime te këtilla të bashkepunimeve.

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.