23.05.2025

🦅

Shqiponjat fluturojnë drejt Atdheut!

Me krenari dhe emocion njoftojmë se këtë fundjavë, dy grupe të klubit kombëtar shqiptar të motoristëve “SHQIPONJAT” do të nisin një udhëtim të veçantë drejt Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonis së Veriut, për të prekur tokën e të parëve dhe për të përjetuar nga afër kulturën, historinë dhe mikpritjen shqiptare.

Ky udhëtim nuk është vetëm një rrugëtim fizik — është një lidhje shpirtërore me rrënjët tona, një përqafim simbolik me atdheun që na bashkon të gjithëve.

Anëtarëve tanë ju urojmë rrugë të mbarë, përplot emocione, kujtime të bukura dhe momente që do mbeten gjatë në zemrat e të gjithë pjesëmarrësve.

Nga rajoni i Bernit, Solothurnit dhe Freiburgut, niset grupi i parë për në Kosovë, për të nderuar dëshmorët e betejes së Pashtrikut, për të bërë homazhe tek vendet ku prehen çlirimtaret, si dhe per te vizituar monumente historike dhe kulturore.

Atyre në Kosovë ju bashkohet me pas MK Veteranet e UÇK-së Klubi MK Veteranët e UÇK, dhe kështu dy klube bëjnë rrugëtimin e përbashkët për të nderuar dëshmoret!

Moto dhe misioni i grupit:

“Me zemër prej shqiponje, drejt Pashtrikut – kujtojmë ata që ranë, nderojmë lirinë që na lanë!”

Grupi i rajonit të Baselit dhe Jura përshkojn rrugën nga Zvicra, Austria, Kroacia, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe nga Italia në këthim për në Zvicër.

Moto dhe misioni i grupit është:

“Nga Zvicra në trojet tona – shok jemi, shok mbesim, rruga na lidh e skalit, pasioni e flamuri na bashkojn!”

 

24.05.2025

Takohen grupi i parë drejt Pashtrikut.

Në mengjesin e ditës së parë, ata jan zgjuar shum herët dhe me shum emocione e shum kënaqesi, kan marre rrugën për në Kosovë!

Duke përshkuar Italinë, ata do të mbërrijn në Ancona, dhe nga aty me anije per ne Durrës.

Ju urojm rruge te mbarë.

Zoti i ruajt të gjithë motoçiklistët kudo që jan, e edhe motoçilistët e klubit ton “SHQIPONJAT” !

25.05.2025

Grupi me destinaciin Pashtrikun, kan marrë rrugën për në Kosovë.

Ata pasi kaluan natën ne Anijen nga Ancona për në Durrës, shijojn çaste të bukura me njëri tjetrin dhe rrugën e Kombit drejt Kosovës.

Kalofshi bukur e zoti ju ruajt!

25.05.205

Grupi me moton,

“Me zemër prej shqiponje, drejt Pashtrikut – kujtojmë ata që ranë, nderojmë lirinë që na lanë!”, kan mbërrijt në Kosovë!

Pritje madhështore i bëjnë anëtarët tan nga Kosova së bashku me veteranët e UÇK-s MK Veteranet e UÇK-së .

25.05.2025

Kështu pas mbërritjes në Pashtrik, dhe ngrënjes se drekës dhe ndejës së bashku me këngë nga rapsod me çifteli e sharki, anëtarët tanë me çlirimtarët do të kalojn natën.

25.05.2025

Kanë kaluar mëse 25 vite nga Beteja heroike e Pashtrikut, kujtojmë me nder dhe krenari një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Kosovës.

Në maj të vitit 1999, në zemër të maleve të Pashtrikut, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krah për krah me bashkëluftëtarët nga diaspora dhe Shqipëria, u përballën me forcat serbe në një betejë vendimtare për hapjen e korridorit të furnizimit dhe për thellimin e luftës çlirimtare.

Kjo betejë, që zgjati ditë me radhë nën kushte të vështira të terrenit malor dhe sulmeve të pandërprera, ishte dëshmi e qëndresës dhe guximit të një populli që kërkonte lirinë me çdo kusht. Pashtriku u bë jo vetëm një vend përballjeje, por edhe një simbol i bashkimit të shqiptarëve në idealin e përbashkët për çlirim dhe dinjitet.

Kështu anëtarët tan së bashku me MK Veteranet e UÇK-së përfunduan misionin e parë.

 

26.05.2025

Grupi i Bernit…

Mëngjesi e dites se Hënë ne Prizeren, ata pastaj marrin rrugën së bashku me MK Veteranet e UÇK-së per te i rënë gjer e gjat Kosovës!

 

26.05.2025

Anetaret e grupit te Bernit ne kremtën e shënmit të fillimit të operacionit “Shigjeta”

Anëtarët e grupit të Bernit së bashku me MK Veteranet e UÇK-së në kremtën e operacionit “Shigjeta”në Landovicë të Prizerenit.

E Huazuar:

Në 26 vjetorin e nisjes së operacionit “Shigjeta”, bashkëluftëtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia vizituan kompleksin memorial në Landovicë të Prizrenit, për të bërë homazhe dhe nderuar luftëtarët që ranë gjatë atij operacioni.

Binak Gashi, një prej eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se operacioni “Shigjeta” është kryebeteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kryebetejën e UÇK-së, projektin më të madh kombëtar që ka ndodhur në historinë e shqiptarëve është projekti i UÇK-së. Sot Shënojmë ditën e fillimit të operacionit “Shigjeta’ – kryebetejën e UÇK-së që ka filluar më 26 maj 1999 dhe ka zgjatur deri më 10 qershor 1999, ka qenë një ndër operacionet më të suksesshme të UÇK-së. Ka bashkëpunuar me forcat e NATO-s, forcat e NATO-s kanë qenë nga ajri, kurse pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë nga toka dhe bashkërisht e kemi kryer ashtu siç është më së miri. Humbjet tona kanë qenë shumë minimale, kurse nga ana e armikut kanë qenë shumë të mëdha”, tha ai.

27.05.2025

Sot grupi i Bernit ditën e kalojn tek familjarët dhe të afërmit e tyre.

Nesër ata i pret një ditë e gjatë dhe përplot aventura!

28.05.2025

Sot isht një ditë mjaft e ngarkuar per grupin e Bernit, por edhe shum e veqantë.

Në rajonin e Anamoravës ata bën vizita të ndryshme përmendorëve të luftës çlirimtare të UÇK-s.

 

29.05.2025

Grupi i Bernit, kishte sot një ditë shum të ngjeshur, por më shum se kurrdoher ishte e frytshme. Ata u takuan me Veteranët e UÇK-s në Odën e tyre në Prekaz.

Meçrast Klubi ynë ju ndau Mirënjohjet për meritat në shërbim të çlirimit të Atdheut!

 

29.05.2025

Grupi i Bernit ne ditën e tyre të pestë në Kosovë, bashkë me MK Veteranet e UÇK-së ndan çaste të paharruara. Ata ishin në Skenderaj dhe në Prekazin legjendar, bënë nderime në sheshin e komandantit legjender ADEM JASHARI, dhe tek vendi ku prehet kryetrimi me bashkeluftëtarët.

Në Skenderaj u mirëpritën nga OVL dega në Skenderaj dhe në odën e Gjeneral Musa Jashari, u ndan mirënjohje.

Në Prishtinë u bënë nderime edhe tek përmendorja e Presidentit IBRAHIM RUGOVA

Lavdi!

 

30.05.2025

Ndjekës dhe pëlqyes të dashur, çdo fillim ka edhe nje përfundim, kjo është rrjedha e natyrshme e jetës, një cikël i pafund në univerzin ku jetojm.

Sot grupi i Bernit, përfundoi me shum sukses rrugëtimin dhe qëndrimin në Kosovë, tani ata kan marrë rrugën e këthimit tek familjet e tyre e në vendin ku jetojn.

Gjat gjith kohës qe e filluan këtë sfidë, ne ishim me ata dhe i përcollem në çdo hap. Rrugëtimi i tyre ishte shum atraktiv, na sollën shum emocione e përjetuam çaste që rrallher ndodhin.

Klubi kombëtar Shqiptar i motoristëve SHQIPONJAT, falenderon përzemërsisht të gjith pjesmarrësit e grupit të Bernit dhe ju uron këthim të shëndosh e të shpejt tek familjet e tyre!

Falenderim, respekt e nder i madhë ishte për ne mikpritja e MK Veteranet e UÇK-së, ata ishin me ne në çdo çast, ne mbështetën e ne ju mbesim borxh gjith jetën, ata na sollën LIRINË!

Por ky nuk është fundi i turneve të anëtarëve tonë. Turne të këtilla do të organizohen edhe në të ardhmen, pasi

Amaneti e misioni i SHQIPONJAVE vazhdon…

Grupi i JU/BS vazhdon rrugëtimin, kështuqë na përcillni tutje, pëlqeni dhe sugjeroni e ndani mendimet tuaja për klubin kombëtar shqiptar të motoristëve SHQIPINJAT!

31.05.2025

Pas një rrugëtimi të gjat dhe me sfida, duke përmbushur me shum sukses misionin, grupi i Bernit mbërriti ne Zvicër tek familjet e tyre.

Kryesia, e te gjithë anëtarët e klubit ju uruan shum respekte dhe mirenjohje të përzemërta.

 

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.