“FOL SHQIP” SHOW – EMISION FESTIV PËR NDER TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nën tingujt e këngës lirike «Thërret Prizremi mori Shkoder» bën hapjen Fol Shqip” Show – Emisionin festiv për nder të Pavarësisë së Kosovës, 18.02.2023. Program festiv që për diasporën shqiptare permban interesa të veqanta, duke pas parasyshe qe ky emsion perpos diaspores, shikohet në masë të madhe, edhe nga telespektator të viseve te ndryshme shqiptare.
Dhe pikerisht kjo kënge lirike dergonte mesazhin e veqant se aty ishin mysafir Shoqata , klubi « Motoristet Shqiponjat » anëtarët e të cilë prejardhjen kan nga të gjitha trevat shqiptare, pra janë këta pasionant te sportit të motoçiklizmit që janë bashkuar në një klub e që me ngjyrat e uniformës se tyre kuq e zi, simbolizojnë dashurin e tyre ndaj kombit shqiptar.
Pra kënga Thërret Prizreni mori Shkodër Hajde t’rrim se të kam motër Merre Durrësin dhe Tiranën Se na kshtu e gëzojna nanën Unë thërras Pejë edhe Gjakovë Oh Drenicë Llap edhe Rugovë vjen Deçani, Mitrovica Kaçaniku e Kamenica vjen Gjilani e Prishtina Ferizaji edhe Klina Oooh, n’kët kala s’bashku të rrina, ju  shkonte pikërisht atyre, pasi thuajse nga të gjitha këto treva, vinin anetarë të klubit kombëtar shqiptar « Shqiponjat ».
Programin e hapi Altin Marku që prezantoi anëtarët e kubit, si dhe Rrapsodët, Tush Gjakova, Josef Nokaj dhe Refik Rrahmani. Duke urar pavaresinë e Kosovës, me përgëzimet e veqantë për këtë përvjetor, duke uruar të gjitha të mirat, Kosovës. Arta uroj pavaresinë Kosves, qofshi të bekur gjithmonë, harmonia të mbretëroj në familjet tona, që ata femij që nesër pasnesër do të përfaqesojnë Kosovën ton përball botës, uroj që zemra e tyre te shkelqej si rrezet e diellit. Tumea prezantoi sofrën e pasur me ushqime tradicionale shqiptare.
Altin Marku fjalen ja dha Kushtrimit per prezantimin e klubit, pyetja e ishte se cili ishte misioni klubit. Kushtrimi prezantoi misioni e klubit, per te pasionuarit. E per themelimin e klubit fjala ju dha Qemajl Sermaxhajt, si njeri nder anetaret me te vjeter te klubit.
Në vazhdim ndiqni videon e Shtëpis së Diasporës përkatësisht të emisionit Fol Shqip Show.

 

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.