Krahas mbledhjeve Online, kryesia e klubit motoristët «Shqiponjat», mbajti edhe mbledhjen e rradhës 18.02 2023 me prezencë fizike, me q`rast u biseduan shum tema të ndryshme në të mirë të klubit. Vlen te përmendet edhe sakrifica e disa nga anëtarëve të kryesisë të cilët  udhëtuan me motçikletë deri ne Regensdorf.

Rëndësi të veqant kishte Rregullorja e përshtatur kushteve dhe zhvillimeve të reja, si dhe diskutimet për Formularin pranues.

Për rregulloren, per formularin, si dhe per reformat e mundshme ishte formuar një grup punues, i cili kishte kryer nje punë të zellshme duke ja ofruar atë kryesis për përshtatje dhe për aprovim

Të gjithë anëtarët e kryesise morën pjes aktive dhe ndihmuan në përshtatjen e formularit dhe rregullores.

Në këtë mbledhje u diskutuan edhe takimet për këtë vit. Duke ju pershtatur rrethanave dhe kushteve, kryesia vendosi që gjithsej te mbahen, 3 takime çdo vit.

Për datat e caktuara të takimeve, kryesia do të njoftoj anëtarët dhe dashamirësit e klubit në mbledhjen e përgjithshme që do të mbahet me 26.03.2023 në Ostermudigen-Bern.

Krahas takimeve te rregullta, këtë vit do të mbahet edhe festa e madhe e 20 vjetorit të themelimit të klubit kombëtar shqiptar “Shqiponjat”.

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.