Mbledhja e përgjithshme e “Klubi i Motoristëve Shqiponjat” 26.03.2023

Me datën 26.03.2023 u mbajt mbledhja e përgjithshme e “Klubi i Motoristëve Shqiponjat». Në këtë mbledhje ishin të pranishëm pjesa dërmuese  anëtarëve të cilët vinin nga të gjitha anët e Zvicrës. Nga Jura, Basel, nga St. Gallen, nga Schaffhausen, nga Lausanne dhe Gjeneva. Prezenca e tyre ishte e kënaqshme pasi në këtë muaj të shenjt të ramazanit me kalue qindra kilometra nuk ishte a lehtë për një pjesë të konsiduerueshme që ishin me agjërim. Mirëpo dashuria e madhe për klubin dhe pasioni për motoçikeletën dhe për takmin me shokët i kishte shtyr të kalojnë edhe këto sfida.

Mbledhja u hap nga kryetari Safet Baftijaj, i cili bazuar në rendin e ditës, shfletoji aktivitetet e vitit të kaluar duke filluar nga raporti, e gjer tek mirënjohjet. Ndarja e mirënjohjeve ishte kënaqësi në vehte të shifje gjith ata anëtar që me kontributin e tyre të veqant kishin bërë që klubi vinte deri ne këtë gjendje.

Mbledhja e përgjithshme në Mars u organizua edhe për një arsye të veqant. Me 2 Mars të vitit 2003 u shfaq « Klubi i Motoristeve Shqiponjat » me llogon më të bukur, Shqiponjen e zezë dhe motoçikleten e kuqe. Mirënjohje per kontributin tyre të veqantë do të ndahen edhe me rastin festës se 20 vjetorit për të cilën do te informoheni në kohë të caktuar.

Me pas u diskutua rregulloja e ripërpunuar e cila zuri një kohë të rëndësishme në mënyrë që sidomos anatarët e rinjë por edhe ata më të vjetër të njiheshin me ndryshimet që kishte sjelle kryesia e klubit përmes grupit punues të formuar enkas për këtë qëllim disa muaj m parë.

Në këtë mbledhje u shfaqen edhe datat e takimeve për vitin 2023, me theks të veqantë festimi i  20 vjetorit të themelimit të klubit tonë. Me q`rast u shfaq koncepti i organizimit dhe në një ras tjetër u vendos të formohet këshilli organizativ për këtë qëllim.

Për garderobën e re formën dhe kualitetin e saj foli përfaqësuesi nga  Zürichu si dhe prezantoi pulloverin prkatesisht Hoodin (Duxin) e ri dhe formën e tij, ngjyra si gjithnje e kuqë e zi me emblemat tashmë të njohura për gjithë kombin shqiptar.

Për të menaxhuar më mirë anëtarësin u prezantue platforma e re e cila mundëson çdo anetari të i mirëmbaj shenimet personale shum më lehtë, si dhe perfaqësuesëve nr. saktë dhe kryerjen e obligimeve te anetarëve të klubit në mënyrë sa më të lehtë.

Ndërsa Kulmi i kësaj mbledhje ishte lidhja e “Memorandumit për bashkëpunim më shoqërinë ”Albakult”. “Klubi i Motoristëve Shqiponjat” dhe “Albakult”, po bëjnë hapin e parë të një bashkëpunimi që për shumqka është risi në botën organizimeve të shoqateve dhe klubeve në Zvicër. Të dy këto organizime që nv thelb jan të ndryshme po hedhin hapin e parë me lidhjen memorandumit për bashkëpunim. Ky shembull i veqantë ësht tregues  se si qëeshtja kombëtare në diaspor do të mbijetoj edhe shum e shum vite tv tjera, ku ne po hedhim themelet mbi të cilat gjeneratat e tjera do të kultivojne bashkepunimet me njëra tjetrën si në lëmin e kluturës, për ruajtjen dhe kultivimin e traditave tona shqiptare, si dhe tek pasionuesit e motoçiklizimit që me ngjyrat kuq e zi jan promovues të kombit ton gjithandej Evropës dhe me gjer. Grupi rajonal i Kantonet BE/SO/FR do të shfrytezojne resourset e tyre të perbashkeket që me Albakult të ken njv bashkepunim sa më të frytshëm.

Mbledhja u mbyll me nvnshkrimin solemn të të dyja palëve si dhe me fotografi qe mbesin kujtim të kesaj datë të shenaur për të dyja organizimet.

Momorandume të ketilla do te lidhen me shoqata apo klube në të gjitha grupet kantonale, Zürich, Schaffhausen, StGallen, Aargau-Luzern, Basel, Gjenve, e Lozane.

 

 

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.