23.05.2025

Shqiponjat fluturojnë drejt Atdheut!

Me krenari dhe emocion njoftojmë se këtë fundjavë, dy grupe të klubit kombëtar shqiptar të motoristëve “SHQIPONJAT” do të nisin një udhëtim të veçantë drejt Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonis së Veriut, për të prekur tokën e të parëve dhe për të përjetuar nga afër kulturën, historinë dhe mikpritjen shqiptare.

Ky udhëtim nuk është vetëm një rrugëtim fizik — është një lidhje shpirtërore me rrënjët tona, një përqafim simbolik me atdheun që na bashkon të gjithëve.

Anëtarëve tanë ju urojmë rrugë të mbarë, përplot emocione, kujtime të bukura dhe momente që do mbeten gjatë në zemrat e të gjithë pjesëmarrësve.

Nga rajoni i Bernit, Solothurnit dhe Freiburgut, niset grupi i parë për në Kosovë, për të nderuar dëshmorët e betejes së Pashtrikut, për të bërë homazhe tek vendet ku prehen çlirimtaret, si dhe per te vizituar monumente historike dhe kulturore.

Atyre në Kosovë ju bashkohet me pas MK Veteranet e UÇK-së Klubi MK Veteranët e UÇK, dhe kështu dy klube bëjnë rrugëtimin e përbashkët për të nderuar dëshmoret!

Moto dhe misioni i grupit:

“Me zemër prej shqiponje, drejt Pashtrikut – kujtojmë ata që ranë, nderojmë lirinë që na lanë!”

Grupi i rajonit të Baselit dhe Jura përshkojn rrugën nga Zvicra, Austria, Kroacia, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe nga Italia në këthim për në Zvicër.

Moto dhe misioni i grupit është:

“Nga Zvicra në trojet tona – shok jemi, shok mbesim, rruga na lidh e skalit, pasioni e flamuri na bashkojn!”

24.05.2025

Takimi i anëtarëve të grupit te JU/BS.

Kënaqësia e rrugës, shifet në sytë e sejcilit, e ata për të festuar këtë ditë, e bëjnë në menyrë më të veqantë deri tani, me tupan e me melodi popullore marrin entuziazëm e energji pozitive për të filluar një rrug me shum sfida e sprova për sejcilin, e dijm se ato do të i kalojn dhe kështu lidhja mes tyre do të bëhët edhe më e fortë, e kur lidhja e tyre kështu skalitet, edhe Klubi kombëtar shqiptar i Motoristëve “SHQIPONJAT” skalitet e behet dhe me i fortë!

 

Gjithashtu e edhe grupi me i madh nga JU/BS jan takuar ne Prattelen, dhe kan marre rrugen per te shijuar Aventuren e tyre drejt trojeve Shqiptare. Ata per momentin gjinden ne Dorbini, AT!

Rruge te mbare e me shum fat e kenaqesi edhe per juve djema!

Zoti i ruajt te gjith motoçiklistet kudo qe jan, e Zot i ruajt edhe motoçikistet e klubit ton “SHQIPONJAT”!

24.05.2025

Alpet e austris

 

25.05.2025

Rruga në ditën e dytë të grupit të JU/BS, po vazhdon sipas planit, ata sot kan lën pas me shum se 400 km, nga Austria permes Sllovenisë për të mbërri ne Crikvenica të Kroacisë, që është një sfidë mjaft e madhe duke pas parasysh numrin e madh të pjesmarrësve.

Diciplina, rendi e respekti i anëtarëve tan, lë përshtypje te mira në vendet ku ata kalojn.

Me pas në foto e video të i përjetojm edhe ne emocionet që na përcjellin ata.

 

26.05.2025

Rruga është përplot sfida, sidomos kur bëhen me mijëra kilometra me motorrë.

Jan pikërisht edhe ngjarje si ky turne që skalitin dhe forcojn anëtarët me njëri tjetrin, sfida që tejkalohen së bashku, sejcili bën punën e vet, dhe rolet në grup jan të njohura.

Nje her tjerer ju flasim per strukturën dhe organizimin e grupit,

Na ndiqni, pelqeni dhe shperndani përjetimet e turneut te Klubit kombëtar shqiptar të motoristëve SHQIPONJAT!

26.05.2025

Komentete e percjellesve

Motoristat Shqiponjat

Me motor n’shpinë, me flamur n’kraharor,

Zemër shqiptari, zhurmë si motorr!

🏍️

Kur t’shihen n’rrugë, krejt i din kush jan,

Shqiponjat krenare s’kanë nevojë me than!

🇦🇱

Ju ruajt Zoti Amin

🤲🏼

🙏

27.05.2025

Dita e katërt e turneut të grupit JU/BS i gjeti anëtarët tan në rrugën nga Makarska në Ulqin, ata udhëtuan me shum se 300 km perskaj rrugëve te bregut të Adriatikut me një mot shum të bukur.

28.05.2025

Grupi JU/BS Dita e pestë

Me padurim pritëm lajmërimin e tyre, para pak çastesh i dërguan foto dhe na lajmëruan se kishin kalue shum bukur

Ata mëngjesin e ditë së sotme e kishin kaluar në Ulqin, por mbrëmjen në Kosovë përkatësisht në qytetin e bukur të Pejës.

Rrugën nga Ulqini gjer në Pejë e kishin zgjedhur me shum kujdes, që të përjetonin sa me shum këthesa, që të përshkonin ambiente e të jen sa më afër natyrës, por me e rëndësishmja atë e përshkuan gjithmon përmes trojeve Shqiptare.

Ulqin – Shkoder – Plave – Berane – Rozhaj – Pejë!

Shikoni dhe përjetoni edhe ju emocionet që ata po na i percjellin përmes fotografive dhe videove.

28.05.2025

Grupi JU/BS Dita e pestë

Me padurim pritëm lajmërimin e tyre, para pak çastesh i dërguan foto dhe na lajmëruan se kishin kalue shum bukur

Ata mëngjesin e ditë së sotme e kishin kaluar në Ulqin, por mbrëmjen në Kosovë përkatësisht në qytetin e bukur të Pejës.

Rrugën nga Ulqini gjer në Pejë e kishin zgjedhur me shum kujdes, që të përjetonin sa me shum këthesa, që të përshkonin ambiente e të jen sa më afër natyrës, por me e rëndësishmja atë e përshkuan gjithmon përmes trojeve Shqiptare.

Ulqin – Shkoder – Plave – Berane – Rozhaj – Pejë!

Shikoni dhe përjetoni edhe ju emocionet që ata po na i percjellin përmes fotografive dhe videove.

 

29.05.2025

Leqet e hotit

30.05.2025

Edhe grupi JU/BS ishte sot shum aktiv, pos ndarjes se kohës me familjar e të njohur, ata ishin në vizita të ndryshme, nga Peja, në Bajgorë e gjer ne Llap.

Në qendë të Besianës ata vizituan përmendoret e Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, e Ilir Konushevci.

Shembulli i këtyre katër Heronjëve është se ata bartin mesazhin se si punohet, luftohet e sakrifikohet për atdheun.

Ata vunë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veprës më sublime që ka krijuar populli ynë në histori.

 

31.05.2025
Siq ju premtuan dita e djeshme ishte pak më ndryshe dhe se detaje do te ju sjellim postimin e rradhës. Ajo ishte shum e ngarkuar me emocione dhe përjetime të paharrueshme për të gjithë anëtarët e grupit të JU/BS.

Keshtu e përshkruan ditën e djeshme anëtari i klubit, Muharrem Avdimetaj REMO njëri nga organizatorët kryesor të ketij turneu!

Sa i perket dites se fundit në Shkup, e cila ishte e pasur dhe e paharrueshme kemi

filluar ditën me një takim me shokët tanë nga Shkupi, të cilët na pritën në kufi dhe na shoqëruan tek familjarët njerit prej anëtarëve për një mëngjes tradicional. Pas kësaj, vizituam kanionin e Magdës dhe bëmë një udhëtim me barkë, duke shijuar bukuritë natyrore të rajonit. Më pas, shkuam në sheshin e Shkupit, ku u surprizuam nga ekipi i TV Alsat, të cilët na intervistuan dhe na dhanë mundësinë të ndanim përvojën tonë.

Një moment i veçantë ishte takimi me Grupin e Motoristëve Illyriens, të cilët na pritën me dashuri dhe zemërgjerësi, duke shkëmbyer dhurata dhe duke na ofruar një drekë tradicionale. Vizituam gjithashtu Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku mikpritja dhe respekti i treguar nga vëllezërit tanë ishin të jashtëzakonshme. Në fund, bëmë një shëtitje në qytet, tashmë të mbushur me shqiptarë dhe energji pozitive.

Akomodimi:

Qëndruam te anëtari ynë i nderuar, Hajdini (“Dino”), në hotelin e tij Bon Bon. Ai kishte përgatitur një tortë speciale për ne dhe kishte organizuar një orkestër të vogël muzikore që luante muzikë tradicionale shqiptare. Atmosfera ishte ngrohtë dhe mikpritëse, dhe ne e falënderojmë shumë për këtë kujdes të veçantë. Torten ja dhuruam sot anëtarit ton nga kerçova gjat vizites qe ja bem sot ku u emocionua jashtzakonisht.

 

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.