Mbahet Kuvendi i klubit Motoristat “Shqiponjat”

Fillimisht me hapjen e mbledhjes, u bë një minutë heshtje në nderim të anëtarit dhe një ndër themeluesit  e klubit,  Muzafer Ademin i cili humbi jetën pas një sëmundje të rëndë.

Kryesuesi i takimit, zotëri Safet Baftijaj, i përshëndeti të pranishmit dhe falendoroj për pjesmarrjen me shumicë të antarëve në mbledhjen e përgjithshme.

 

Më pas u caktua Rendi  i proceduar i ditës, si vijon:

 

  1. Zgjedhja i numëruesit të votave
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjevë së fundit (2020)
  3. Miratimi i raporteve vjetore (2020-2021)
  4. Shkarkimi nga përgjegjësia (miratimi i veprimtarisë)
  5. Miratimi i llogarive vjetore (2020-2021) dhe raportit të revisorëve
  6. Caktimi i kontributeve vjetore
  7. Miratimi i buxhetit (2022)
  8. Miratimi i programit vjetor 2022
  9. Zgjedhja/Konfirmimi e Kryesisë dhe e Revisorëve
  10. Prezantimi i anëtarëve te ri
  11. Anëtarësimit jasht Zvicrës
  12. Furnizimi me garderobë të anëtarëve në Zvicer dhe jasht Zvicrës

 

Në mbledhjen e përgjithshme u bë një rezyme e ngjarjeve gjat dy viteve të kaluara me theks të veqantë plotësimi i kryesisë me anëtarë të rinj.

Duke pas parasysh se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ende vazhdon, u kerkua nje kujdes i veqant gjat tubimeve te anëtarëve.

 

 

Gjat vitit 2021 u be ndryshimi  i emblemave të jelekëve të klubit. Për të plotësuar kushtet për pranim në federatën zvicerane të Motiçiklistëve emblema e deritanishme e klubit nuk i plotesonte këto kushtet, për shkak të madhësisë, keshtuqë u nevojit nje kohe dhe mund për te zëvendësuar të gjitha emblemat nëpër jeleket e anëtarëve të klubit. Kjo gje shkaktoi edhe shpenzime  të cilat u bartën nga  buxheti i klubit.

 

Me daten 1. Gusht 2021 ne Maqedonine e veriut u mbajt takimi i motoçiklisteve nga te gjitha trojet shqiptare. Ishte nje takim per shembull dhe shum madheshtor ku morën pjesë më shum se 200 motoçiklistë. Klubi i motoristëve Shqiponjat me  ndihmen  edhe te organizatorëve të tjerv  në Shkup, perkatesisht në Saraj, pastaj ne  Gostivar arriti  te mbledh te gjithë motoçiklistët pa dallimi klubi apo embleme, dhe të organizoj paradën e Shqiponjave “Gostivar 2021” .

Ne Shkup ishim prezent ne koncertin e organizuar nga Shoqëria Kulturore Artistike “Shqiponjat”. Ndërsa në Gostivar ishim te nderuar të marrim pjes ne koncertin e “Elita 5” dhe “Zani Band” në festivalin „The Park“

 

Nga kryesia e klubit u falenderuan organizatoret e te dy takimeve të Shkupit dhe të Gostivarit.

 

Pastaj gjat mbledhjes u be nje rezyme e te gjitha takimeve te klubit ne Zvicer. Disa takime nuk ndodhen per shkak te situates se pandemise dhe per arsye te motit te keq, si ai i Schaffhausenit.

 

Në takimin e Bernit me 29.08.2021 morën pjese shumica e anetareve te klubit, si dhe mysafir nga klube te tjera shqiptare.

 

Sezoni i vitit 2021 u mbyll me darkën pervjetore të klubit, per nder të ditës së flamurit me 28 Nëntor 2021, falenderim i veqant i takon grupit nga JU/BS/B për organizim.

 

Të gjitha pikat e rendit te dites u proceduam njëra pas tjetrës.

 

Anëtarët votuan në mënyrë unanime Kryesinë re e cila përbëhet nga:

 

  1. Safet Baftijaj Kryetar
  2. Xhengis Sadiku (xheki) Nën Kryetar
  3. Bekim Shabani Arkatar Percillet edhe për 1 vit nga Musa Musliu deri ne dorëzim të detyrës.
  4. Arsim Mahmuti Sekretar

 

Komsioni disciplinor përbëhet nga:

  1. Sali Vejseli
  2. Nezir Starabanja
  3. Fatmir Ramabaja
  4. Besnik Mehmeti

 

Përfaqësue te kantoneve zgjidhen:

  1. Afrim Dakaj                                       AG/LU/ZG/SZ
  2. Elbahri Hyseni (lushi )                       BE/SO/FR
  3. Muharrem Abdimetaj (remi )             JU/BS /BL
  4. Gani Petrova                                      SH/TG
  5. Kushtrim Rrudhani                            SH/TG
  6. Orhan Berisha                                    VD/GE
  7. Premtim Lulaj (Timi)                       SG
  8. Imran Nesimi                                    Racing

 

Revizor

  1. Arben Idrizi VD
  2. Nazim Ameti BE
  3. Ali Sheholli JU

 

Per mirembajtjene Homepage dhe të rrjeteve social u zgjodhen:

  1. Ilir Tahiri BE
  2. Geti VD

 

Mbledhja e pergjithshme e klubit u mbyll me zotimet qe ne vitin 2022, takimet e klubit te rrjedhin sa me mire te jet e mundur.

Fotoalbum nga mbajtja e kuvendit të klubit “Motoristët Shqiponjat”

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.