Në prag të festës së pavarësisë së Kosovës Klubi kombëtar shqiptar «Motoristet Shqiponjat » u ftua të jet mysafirë pran emisionit «Fol Shqip Show».

Me të mbrritur ne adresen e caktuar tek «Fol Shqip Show», siq tek çdo takim tjetër edhe kesaj rradhe ,anëtarët e klubit u përshëndetën me njeri tjetrin, siq përshendeten vellau me vellaun.

Mikpritja nga Altin Marku dhe prezantuesja Arta Hamidi, ishte e shkëlqyeshme. Kur shikuem sofrën e shtruar aty pran me te gjitha te mirat e zotit, u ndiem të gjithë si në odat tona të vjetra, aty ku ruheshin dhe kultivoheshin zakonet tona të vjetra. Aty ku kumbonte sharkia e qiftelia me zanin kumbues të shahirave që këndonin këngë patriotike, e krahina të ndryshme që zgjasnin me orë të tëra, kënaqësia e buzëqeshja e anëtarëve të veshur për zili te gjithë kuq e zi, ja shtonin edhe ma shum madhështinë e kësaj ngjarjeje, për ne shum më rëndësi, pasi që ky emsion bën promovimin e klubit kuq e zi, klubit kombëtar shqiptar «Motoristët Shqiponjat», që nuk njohin kufi e qerdhet i kan në të gjitha trojet shqiptare.

Pastaj pa humbur kohë u vendosem në sofrën e «Fol Shqip Show». Aty ishte një fenomen dhe kultur e grupit shqiponjat që Qemajl Sermagja dhe Nexhmedin Gashi, u dhan përparsi anetareve te rinjëve që të ulen ne ballin e parë.

Edhe pse kishim kohë të shkurtër për të mbledh  anëtarët, prania e tyre ishte e kënaqshme pasi ata vinin nga shum vende të Zvicrës, dhe se kishin kaluar me qindra km për të mbërri në emision. Vet pamja e gjith grupit ishte mbresëlënëse, pasi të gjith kishin ardhë njësoj te veshur me jelekun, dhe me ngjyrat kuq e zi. Eshte kjo edhe një dëshmi e kultures, e disciplinës dhe e perkushtimit të anëtarëve për klubin dhe këto ngjyra te shenjta.

Ne vigjilie te kësaj feste të shenjtë të pavarësisë së KOSOVES, kujtojm gjakun e shenjtë e të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë që ne gëzojmë sot. Andaj jemi gjithnjë falenderues luftëtarëve, dëshmorëve e familjeve të tyre, qe dhan bijt e bijat e tyre që ne te shijojm frytet e lirisë.

Me të fillu pyetjet nga Altin Marku dhe Arta Hamidi, u dukë e qarte se çdo shqiptarë dhe shqiptare në Diasporë  njohin Klubin kombëtarë Shqiptarë ‘’Motoristët Shqiponjat’’.

Aty ne shtjelluam disa tema të ndryshme. Detajet e emisionit tani nuk po i zbulojme mirëpo te gjithë të interesuarit mund ta shohin emisionin ne valët e RTV 21 me datën 18.02.2023 pastaj mund ta kërkoni edhe në kanalin e youtube.

Ftesa nga emisioni «Fol Shqip Show» ishte për ne një rast i shkëlqyeshëm për të promovuar vlerat kombëtare të klubit tonë, për të shpalosur VIZIONIN dhe MISIONIN tonë.

Respekt i veqant për Shtëpinë e Diasporës dhe emisionin «Fol Shqip Show». Emision ky i vetmi që ka shpalos dhe ka afrue Diasporën shqiptare, jo vetëm në Zvicër por në të gjith Evropën, me vendet am, Kosovën, Shqipërin e të gjitha trojet shqiptare.

Falenderohemi përzemërsisht, tani por edhe për heren e kaluar para 3 vitesh në shkurt të vitit 2019 kur ne shtëpin tonë, shtëpin e diasporës, ne emisionin « Fol Shqip Show» prezentuam klubin ton kombetar shqiptar « Motoristet Shqiponjat ».

Me përshëndetje të ngrohta në keto kohë me mot të ftohtë ju uroim përzemërsisht 17 shkurtin ditën e pavarësisë së Kosoves.

 

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.