Emblema e klubit kombëtar shqiptar “Shqipnjat” me shqiponjën dy krenare me ngjyrat kuq e zi tërheq vëmendjen dhe kurreshtjen ngado.  Sapo u ulëm në Restaurantin e Hotelit „Royal Holiday Palace“ dhe porositëm pijet freskuese, të lodhur nga rruga e gjatë që nga mëngjesi e deri në pasditë, na u afrua nje djal rreth të dyzetave, sytë i shkelqenin, e ne menduam dhe na u kujtuan vargjet e poezisë së Dritero Agollit „Mos u çmend ky turk, ky qerrata“. Mirëpo ai ishte Fuat Dipova dhe na u drejtua me një gjuh gati të rrjedshme shqipe. Befasia dhe kenaqesia  jonë ishte e jashtëzakonshme, u pershendetëm dhe u perqafuam sikur te njiheshim me vite.

Historia e familje se tij ishte shum e dhimbshme, sikur e të gjitha atyre familjeve që kishin migruar nga Sanxhaku e Kosova ne vitet 1920, sipas tij që nga koha e Ataturkut jetonin ne Niksar/Tokat jo shum larg nga Stambolli. Ata rrjedhnin nga  Prishtina, ne atë kohë familja e tyre ishin shpërngulur nga Nishi dhe 4 vjet kishin qëndruar në Prishtinë mirëpo  pastaj ishin detyrar te migronin për Turqi. Babgjyshi kishte qenë 12 vjeqar, kur kishin migruar nga Kosova. Në rrethinën ku ata jetonin, në rajonin Bavra jan thuajse të gjithë shqiptar, dhe flisnin gjuhën shqipe majft mirë.

Babai  i tijë tani 65 vjeqar nuk ka qen kurrë në Kosovë. Atje nuk kishte mbetun askush nga të afërmit e tyre.  Fuati është një ndërmarrës shqiptar, që mirret me ndërtimin e banesave, dhe kishte ardh në Antalya për të lidhur kontrata të reja me furnizues materialesh.  Në familjen e tij, pëlqenin dhe i bënin edhe ushqimet tona tradicionale, si laknori, flija etj. Gjat gjith kohe sa qendruam në Antalya shkëmbyem biseda të ndryshme, ndër të tjera ai na ftoi me shum kenaqësi edhe për një vizitë të Shqiponajve ne vendlindjen e tij.

Në fshatin e tyre një pjesë e madhe e të moshuarve nuk dinin të flisnin turiqsht, por ende flisnin shqip, ai ishte i rrethuar me Alevit me të cilët kishin kufizime shum strikte, me qëllim të ruajtjes së traditës dhe zakoneve shqipe.

Në një të ardhme jo shum të largët, besojm qe klubi kombëtar shqiptar „Shqipnjat“ do të planifikoj dhe realizoj udhëtimin me motoçikleta nga Zvicra për tek Mërgimtarët tan ne Turqi.

Pëlqeni
error
fb-share-icon

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.