Memorial

Të nderuar shokë, të nderuar antarë të klubit motorristik ” SHQIPONJAT “.
Me vendimin e kryesisë së klubit jemi të tubuar sot në takimin e radhës,por kesaj radhe ne nje takim komemorativ.Ju e dini se para një jave në një aksident humbi jetën një shok shum i dashur i yni ,i cili do duhej edhe ai të ishte sod me ne,sic e shihni parkingu i tij është i zbrazët.Me dhimbje të madhe morrëm këtë lajm të kobshëm ,mbetem të habitur dhe pa fjalë,dhe ne për nder të tij u takuam sod që të nderojm AZIRIN dhe të kujtojm se ai fizikisht nuk gjindet me ne , por është në zemrat tona .
I dashuri shoku Azir e pata shumë rëndë të gjej fjalë për këtë moment,vdekja jote na ka prek thell në zemër,ndoshta edhe ne bartim përgjegjësi për humbjen tënde,andaj jemi kokëulur para familjes tënde , e them këtë se ti na dojshe shumë dhe kurr su ndave nga ne shumë herë kohën e lirë e ndave nga familja jote për ta kaluar me ne .Na kujtohet para 5 vitesh kur ne e humbëm vëllaun tonë Muhametin e i qaje më shumë se ne , e bëre këtë se kishe zemer të madhe .Ne të përlotur i pyetëm engjujt e zotit, pse e ndalet së rrahurit këtë zemër bujare te Azirit?, ata poashtu duke qajtur na u përgjegjën se ishte Amaneti i Zotit,se atë deshti Zoti më shumë se të tjerèt.
Ne humbëm një shokë të dashur,familja jote humbi një bashkëshort,baba e vëlla të paharruar.Ike pa na thënë lamtumirë në momentin kur ti i duheshe më së shumti Familjes tënde,fëmijëve,shokëve dhe farefisit.Thonë se koha i shëron plagët,por jo ,malli për ty sa vjen e na shtohet.Do të mbetësh simbol për ne , në asnjë moment s`do të harrojmë humorin dhe buzëqeshjen tënde, këshillat që na jepje të jemi më të qetë kur të jemi me motorra.Prandaj në nderim tëndin ne do ti dhezim sod motorët ne gjysëm gazi dhe do të shkojmë në shtëpi. I lutemi Zotit që në botën tjetër të na takoj me TY, dhe ty or Vëlla me Xhehnet të shpërbleftë.TOKA E LEHT TË QOFT.