Rregullorja

RREGULLORE E SHOQATËS SË MOTOÇIKLISTËVE SHQIPTAR ”SHQIPONJAT”

NENI 1: Anëtarësimi në Shoqatë

1. Çdo person i rritur dhe me karakter të mirë ka të drejtëtë kërkoj të anëtarsohet në shoqatë, duke plotësuar më parë kushtet e mëposhme:

a. Të ketë pasion për sportin e motoçiklizmit, dhe për shoqërimin e këtij sporti në grup.
b. Të zotëroj të paktën një tip motoçikletëmbi 125 ccm, me dokumenta të rregullta qarkullimi.
c. Të zotëroj leje e drejtimit për motoçikleta.
d. Të kete lexuar dhe rënë dakord me përmbajtjën e Statutit dhe Regullore se Shoqatës.
e. Të jete dakord që të pagoi rregullisht shumën vjetore të anëtarit që i shërben burimeve Shoqatës.
f. Të ketë mundsinë të marrë pjesë në të paktën një nga tubimet që organizon Shoqata në harkun kohor të një viti.
g. Të plotësoj Formularin e Anëtarsimit.

2. Pasi të jetë dorëzuar Formulari i Anëtarësimit (i cili mund të tërhiqet pranë Sekretarit), i plotësuar dhe i
firmosur nga personi që dëshiron të bëj pjesë në shoqatë, ky i dorëzohet njërit prej pjesëtarve të Kryesisë së Shoqatës. I interesuari për anëtarësim duhet të dorëzoj edhe dy fotografi format pasaporte për kartën e tij identifikuese të shoqatës.

NENI 2: Të drejtat e Anëtarit

1. Të lajmërohet dhe të marrë pjesë në aktivitet që organizon Shoqata.
2. Ti jepet Karta e Identifikuese e Shoqatës.
3. Ti mundësohet e drejta për të marrë informacion nga Kryesija e Shoqatës mbi gjendjen e të ardhurave të shoqatës, ose informacione mbi anëtarët e tjerë të shoqatës.
4. Të jap mundimet e tij mbi veprimtaritë e Shoqatës, të propozoj ndryshime në regullore, dhe të votoj për
dispozita të veçanta në lidhje me çfarë diskutohet në mbledhje ose tubimin e anëtarëve.

NENI 3: Kryesia e Shoqatës

1. Kryesia e Shoqatës përbëhet nga Krëetari,Nënkryetari,Arkatari,Sekretari dhe Kryetarët e nëndegave.Ky është organi drejtus në të cilën merren vendimet për veprimtaritë e Shoqatës. Vendimet merren me konsultimin dhe pëlqimin e shumicës Kryesisë, ose me pëlqimin e mbi ½ se anëtarëve të Shoqatës.Kryesia, gjithashtu, drejton organizimin e të gjitha veprimtarive të Shoqatës. Në raste te veçanta ajo mund të caktoj një anëtarë për ta drejtuar një aktivitet në emër të Kryesisë.

2. Kryesisë së Shoqatës i rezervohet zëri zyrtar për lajmërimet, intervistat, ose shfaqjet publike në Shtyp, Media ose Publik, në lidhje me Shoqatën e Motoçiklistëve Shqiptar “SHQIPONJAT”.

NENI 4: Dëtirat e drejtuesve

1. Kryetari i Shhoqatës

Kryetari drejton çdo tubimi dhe organizim të Shoqatës, sipas Statutit dhe Regullorres së saj.Ai përfaqëson Shoqatën dhe lajmëron Anëtarët e saj për veprimtaritë ose tubime që organizohen të paktën tre javë përpara datës së caktuar.Në rastin e zgjedhjes së Kryesisë së re, ai vepron sipas Nenit 6 të kësaj Rregulloreje.Kryetari ka të derejtë të caktoj Nënkryetarin ose Sekretarin e Shoqatës për të lajmëruar anëtarët e Shoqatës në vend të tij në raste tubimesh ose veprimtarish të xhdo lloji.

2. Nënkryetari

Nënkryetari ka të gjitha atributet e Kryetarit, në rastet kur ky i fundit nuk është i pranishëm në tubi, dhe të pjesëtarit të Kryesisë së Shoqatës.

3. Sekretari dhe Arkatari

Sekretari mban dhe përmbush arkivin e Shoqatës .Në këtë arkiv përmbahen të gjitha të dhënat e Anëtarëve, si edhe të dhënat e Shoqatave të tjera simotra me të cilat Shoqata e Motoçiklistave “Shqiponjat” mban lidhje miqësore.Arkatari e ka edhe rolin e Thesatarit të Shoqatës. Ai mbledh antarsimin vitor që japin anëtarët dhe i depoziton në Llogarinë Bankare të Shoqatës në të cilën bashk me Kryesine ka akses. Sekretari ka për dëtyrë të njoftoje anëtarët, një herë në tre muaj, me gjendjen e të ardhurave të Shoqatës. Ai përpilon edhe lajmërimet e Shoqatës.

NENI 5: Selia e Shoqatës

Selia e Shoqatës përcaktohet nga Kryetari i radhës, dhe i bëhet e ditur gjykatës dhe anëtarëve të Shoqatës brenda 2 javësh pas ditës së zgjedhjes së tij në këtë funksion.

NENI 6: Kohëzgjatja e Mandatit & Votimi për Zgjedhjën e Kryesisë

1. Kryesija e Shoqatës ka një mandat trevjeçar në krye të Shoqatës.Në fund të mandatit të saj, të paktën para një muaji, anëtarët lajmrohen për nevojën e zgjedhjës së një kryesije të re, dhe të një mledhjetë anëtarëve.Të gjithë anëtarët,bashkë me kryesinë, kanë tëdrjtë të sugjrojnë kanidatura,ose të kandidojnë për postet e Kryesisë së Shoqatës.

2. Votimi për zgjedhjën e Kryesisë bëhet kur të mledhur janë të paktën ½ e anëtarëve të Shoqatës.Në mbledhjën shpallën tëgjitha kandidaturat për postet e Kryesisë dhe votohen sipas radhës:Kryetari,Nënkryetari,Sekretari dhe Arkatari.Kandidati që mer ma shumë vota për postin e kandidaur merr funksionin që i jep anëtarsia.

3. Pas zgjedhjës së Kryesisë së re, Kryetari i sapo-zgjedhur duhet të zbatoj menjëhere Neenin 5 të kësaj rregulloreje.

NENI 7: Tubimet & Mbledhjet

1. Tubimet dhe mbledhjet janë aktivitet që përbëjnë dhe përmbushin qellimet e Shoqatës.Llojet kryesore të tubimeve të anëtareve janë si më poshtë:

a. Tubim për udhëtim turistik në grup.Në këtë tubim anëtarët mblidhën për të përshkruar një itinerar të përcaktuar nga Kryesia e Shoqatës, ose nga pëlqimi i mbi1/2 së anëtarëve.Për këtë tubim anëtarët duhet të njoftojhen nga Kryesia të paktën një javë ma përpara datës së saj të caktuar.Në udhëtimet turistike anëtarët duhet të respektojnë itinearin e caktuar që më përpara nisjes, dhe të udhëtojnë në grup sipas mënyrës së duhur, pa u ndarë nga anëtaret e tjerë.Udhëtimi në grup drejtohet nga Kryetari, i cili qëndron në fillim të kolonës, në mungesë të tij nga Nënkryetari,dhe në mungesë të dyve nga një anëtari caktuar nga Kryesia për drejtimin e këtij udhëtimi.Në rastin kur një anëtari i ndodh aksident, të gjithë anëtarët e tjerë duhët të ndalojnë udhëtimin dhe të ndihmojnë sa të munden anëtarin e aksidentuar, ti bëjnë atij mundur mjekimin e shpejt duke e çuar në spitalin më të afërt nëse është e nevojshme, dhe ta ndihmojnë për transportimin e mjetit të tij.Anëtarët që nuk respektojnë përgjegjësitë e udhëtimit në grup, nuk kanë më të drejtë të jenë pjesëtarë të Shoqatës dhe përjashtohen prej saj.

b. Mledhje të Anëtarëve.Kryesia dhe mbi ¼ e anëtarëve të Shoqatës kanë drejtë të kërkojnë mledhje të anëtarëve të shoqatës, për arsye diskutimi të çështjeve të ndryshme në lidhje me Shoqatën, ose për marrdhënie miqësore mes tyre.Kjo mledhje drejtohet nga Kryetari dhe lajmrohet anëtarëve të shoqatës të paktën tre javë më përpara datës së caktuar për mledhjën e saj.

c. Mledhja e Anëtarëve për zgjedhjën e Kryesisë.Arsyeja dhe modeliteti i kësaj mledhje përcaktohën në Nenin 6 të kësaj rregullore.

NENI 8: Burimet e Shoqatës

1. Të ardhurat e Shoqatës burojnë nga antarsija vjetërore që derdhin rregullit anëtarët e saj.Kjo kuotë ështe 120 SFr.(Njëçind e nizet Frënga Zvicërane).Burime të tjera të Shoqatës janë donacionët që mund të dhurojnë anëtarët, amatoret e sportit të motoçiklizmit,sponzorat dhe subjekte të tjera.

2. Antarsija vjetore mund të ndryshoj në rast se propozohet nga Kryesia ose nga mbi ½ e anëtarëve një vleftë e re, dhe nëse ajo miratohet nga mbi ½ e anëtarsisë.

3. Shoqata e Motoçiklistave Shqiptar “Shiponjat” është një shoqatë jofitimprurëse, dhe anëtarët e saj nuk përfitojnë nga të ardhurat e saj. Këto të ardhura përdorën nga Shoqata për të përmbushur qellimin e saj në mënyra të ndryshme:

a.Duke financuar spenzimet e Tubimeve dhe Mbledhjeve që organizon Shoqata, siç është e përcaktuarnë Nenin 7.

b.Duke financuar prodhimin e bluzave, stemave, amblemave, stikareve dhe sendeve të tjera ku është e printuar amblema e Shoqatës.

c.Dike financuar shpenzimet operative të kryesisë së shoqatës, etj.

4. Anëtari sapo anëtarsohet, zotohet që të paguaj rregullisht anëtarsijën vjetrore të shoqatës dhe pajtohetme Statutin dhe Rregulloren e saj.Nëse një anëtar nuk e paguan kuotën për fundin e vitit ështe automatikisht vitin e ardhshë i përjashtum nga Shoqata.

5. Sekretari dhe Arjatari kan për dëtyr, prej fillimit vitit deri n takimin e par oficiel n vit, ti mbledhe antarsijen e të gjithve si dhe di here në vit të përpilojn një bilanc të gjendjes financiare të shoqatës.Ky bilanc i dorëzohet çdo anëtari të Shoqatës me qellim njohjën e anëtarit me gjedjen financiale të Shoqatës si dhe për mënyrën e përdorimit të këtyre të ardhurave.

NENI 9: Ndryshimet në Rregullore

Nenit e kësaj Rregulloreje mund të diskutohen në çdo mbledhje të anëtarëve.Në rast se propozohet ndryshim në Rregullore nga një anëtarë i shoqatës, atherë ndiqet procedura e mëposhtme:

1. Sugjerimet apo propozimet për ndryshimin dhe përmirësimin e Rregullores shënohen me shkrim nga propozuesi, dhe i shpërndahet të gjithë anëtareve të Shoqatës nga anëtari që ben propozim, ose nga Sekretari i Shoqatës

2. Anëtareve u jepet dy javë kohë në dispozicion pasi të jenë njoftuar me propozimin për ndryshimin e Rregullores, dhe pas këtij afati caktohet edhe data e Mbledhjes.

3. Në mbledhjen për shqyrtimin e propozimit/propozimeve duhet të jenë të pranishëm të paktën ½ e anëtarëve të Shoqatës që të votojnë propozimin e paraqitur.

4. Nëse ka ma shum se një propozim të paraqitur në letër, dhe të gjitha hidhën në votim,atëherë tovotohen sipas radhës kronologjike në të cilën janë propozuar.

5. Në mbledhjën për ndryshimin e propozimit për ndryshim të rregullores mund edhe që me konsensus, sipas mendimeve të mbi ½ të antëtarëve të pranishëm, të ndryshohet propozimi sipas përfundimeve të diskutimit mes anëtarëve, dhe ky propozim i ndryshuar të hidhet në fund për votim mes anëtarëve.

6. Pas çdo ndryshimi eventual të Rregullores, përpilohet Rregollorja e re e Shoqatës nga Sekretari dhe i shpërndahet menjëhere të gjithë anëtarëve të shoqatës.