STATUTI I SHOQATËS SË MOTOÇIKLISTËVE SHQIPTAR
« S H I P O N J A T »

NENI 1: Emërtimi & Ëmblema

a. Emri i kësaj shoqate është: SHOQATA E MOTOÇIKLISTAVE SHQIPTAR “SHQIPONJAT”
b. Emblema e shoqatës ështe shqiponja dy krenare, motoçikleta dhe emri i shoqatës „SHQIPONJAT “.

NENI 2: Qëllimi

Qellimi i Shoqatës së motoçiklistave shqiptar “Shqiponjat” është të zhvilloj dhe të nxjerrë në pah vlerat e sportit të motoçiklizmit Shqipëtar.Shoqata merr përsipër t`i pasuroj vlerat e këtij sporti duke organizuar

a. Udhëtime turistike, me pjesmarrjën e anëtarve të saj dhe të amatorëve të sportit të motoçiklizmit në Zvicër dhe jashtë kufirit.

b. Zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe sportive të anëtarëve të anëtarëve të në aftësimin e përgjithshëm për ti shërbijër kësaj shoqate.

c. Zhvillimin e mardhënieve miqësore dhe sportive mes Shoqatës së Motoçiklistëve Shqipëtar “Shqiponjat” dhe shoqatave simotra nga vendët e ndryshme të vendit dhe botës.

NENI 3: Anëtarsia

a. Anëtarsia e shoqatës përbëhet nga persona të rritur, me karakter të mirë, me pasion për sportin e motoçiklizmit, që zotërojnë të paktën një motoçikletë mbi 125 ccm, me dokumenta të regullta qarkullimi, dhe që janë të pajisur me lejen e posaçme për drejtimin e motoçikletave.

b. Pranimi dhe përjashtimi i anëtarit në apo nga shoqata bëhet sipas dispozitave të përcaktuara në Rregulloren e Shoqatës.

NENI 4: Pjesëmarrja

Çdo anëtarë i shoqatës ka për detyrë të marrë pjesë në të paktën një nga tubimet që organizon shoqata brenda një afati kohor një vjeçar. Tubimet e shoqatës organizohen sipas mënyrës së përcaktuar në Regulloren e Shoqatës.
NENI 5: Kryesia e Shoqatës

Kryeasia e Shoqatës është organi dretues i punës së shoqatës dhe përbëhet nga Kryetari, Nënkryeatari, Sekretari, Arkatari si dhe Bordi ekzekutiv. Procedura e zgjedhjes, funksioni dhe afati i detyrës së kryesisë është e përcaktuar në rregulloren e Shoqatës.

NENI 6: Burimet financiale të Shoqatës

a. Bazat financiale të shoqatës sigurohen nga anëtarsimi dmth. Shuma e caktuar e pagesës vjetore e çdo anëtari.Donacionet mund të dhurojnë anëtarët, amatorët e sportit të motoçiklizmit, ose subjektët e tjera.Vlera materijale dhe deponimi i tyre në llogari bankare përcaktohen në Regulloren e Shoqatës.

b. Fondi i Shoqatës përdoren për përmbushjen e kërkesave të saj. Anëtarët nuk mund të marrin shpërblim nga kij fond.

c. Shoqata e Motoçiklistëve Shqiptar “Shqiponjat” nuk është Shoqatë profitabile.

NENI 7: Kohëzgjatzja e pjesëmarrjes në Shoqatë

Pjesëmarrja anëtarëve në Shoqatë zgjat aç sa zgjat egzistimi i saj me përjashtim të ndërprerjës së anëtarësimit nga vetë anëtari, ose për shkelje të Statutit ose të Regullores.Largimi i anëtarit nga pjesëmarja në shoqatë bëhet sipas dispozitave të përcaktuara në regulorren e Shoqatës.

NENI 8: Marrdhëniet me Shtypin, Mediat dhe Publikun

Zëri zyrtar i Shoqatës në lidhje me shtypin, Mediat dhe Publikun i rezervohet Kryetarit të Shoqatës, ose anëtarëve të tjerë të kryesisë së saj. Kryesia e Shoqatës ka të drejtën të jap intervista në lidhje me veprimtarinë e Shoqatës, si edhe të shpall lajmërimet e ndryshme për Shtypin, Median dhe Publikun.

NENI 9: Rregullorja e Shoqatës

Anëtaret e Shoqatës miratojnë një rregullore që nuk duhet të jetë në kundërshtim me Statutin e Shoqatës. Regullorja mund të përmabajë dispozita shtesë për drejtimin e kësaj Shoqate. Regullorja mund të ndryshojë sipas dispozitave të përcaktuara në të, me pëlqimin e shumicës të anëtarëve të Shoqatës.

 

Zürich, më 26.05.2003

Kryetar,

Qemajl Sermaxhaj