[/vc_row]

Takimi i ardhshëm:

Të dashur motorista,
Takimi i radhës është në Kosovë.
Të dielën më datë 30 Korrik 2017 Ferizaj, ora 10:00.
Adresa: Ferizaj, te Eurogoma, Rr.Rexhep Bislimi, ish Rruga e Gjilanit.

Per info shtesë kontaktoni në:

+37744547014
+41793357755



Me knaqësi ju mirëpresim
,
Motoristat Shqiponjat.

Biorgrafia e klubit motorristik shiptar “SHIPONJAT”

Klubi Motorristik “ SHQIPONJAT ” ka një biografi të shkurtë por të ngjeshur. Të flasësh për historikun e klubit motorristik “ SHQIPONJAT ” nuk duhen shumë fjalë, por të përshkruajsh dëshirën për formimin e këtij klubi fjalët janë të pakta. Edhe pse themelimi i klubit “ SHQIPONJAT ” daton prej vitit 2003, duhet të ceket se është dashtë një punë grandioze për të ariturr deri te themelimi. Duke parë kërkesën dhe nevojën për një organizim të tillë, duke parë rininë dhe motorristat që bredhnin rrugëve pa fund të Zvicrës sikur Shqiponjat pa fole, lindi ideja për formimin e një klubi të tillë.Me iniciativën e kryetarit të parë Sali Vejseli dhe disa shokëve të tjerë, të cilët e vërenin një rini të tillë të dezorganizuar me 28.05.2003 u bashkuan mendimet dhe u formua ky klub.

Prej kur u formua Klubit Motorristik “SHQIPONJAT” është bërë bujë në rininë Shqiptare në Zvicër, por jo edhe kaq, momentalisht ia ka zili jo vetëm rinia Shqiptare ne diasporë, por edhe ajo në vendlindje, në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë Lindore, Malësi e Madhe e më gjërë. Poashtu qellimi i këtij klubi ishte që t’i afroje sa më tepër rininë në përgjithesi, Organizime dhe takime të shpeshta, defile të ndryshme me motora, shtrohen biseda të ndryshme gjatë takimeve, as sa ju kane lakmi edhe moshatarët e vendit ku veprojnë.
Ëndrra e kahmotëshme e Klubit “ SHQIPONJAT ” ka qenë të organizoj një takim të tillë dhe ajo ënderr edhe u realizua me 29 Korrik 2006 duke falenderuar SHPK-në, T.M.K-në dhe qendrat Radiotelevizive që përcollën këtë takim spektakular dhe të paharruar për botën Shqiptare.